LAJMI I FUNDIT:

Kërkuan deri në 800 franga për një certifikatë false për COVID-19, arrestohen dhjetë persona në Zvicër – pesë prej tyre nga Ballkani

Kërkuan deri në 800 franga për një certifikatë false për COVID-19, arrestohen dhjetë persona në Zvicër – pesë prej tyre nga Ballkani

Departamentit të shëndetësisë në St. Gallen të Zvicrës iu desh të “fshinte” mbi 8000 certifikata vaksinimi në dhjetor pasi u zbulua një rrjet falsifikuesish.

Sipas mediave zvicerane, përcjell Telegrafi, disa persona i kishin lëshuar në mënyrë të paligjshme dhe në këmbim kërkonin shuma të mëdha parash.

Zyra e prokurorit publik të kantonit St. Gallen tani po publikon detaje të tjera për rastin.


Në këtë drejtim është bërë e ditur se deri më tani janë arrestuar dhjetë persona – këta janë katër zviceranë, tre serbë, një irakian, një serb dhe një kroat; të gjithë nga 20 deri në 30 vjeç.

Disa nga të arrestuarit kanë pranuar një gjë të tillë.

“Disa nga të dyshuarit punuan së bashku, të tjerët vepruan vetëm”, citohet të ketë thënë prokurori Christoph Ill.

Megjithatë, supozohet se nuk kishte asnjë organizatë gjithëpërfshirëse pas krimeve.

Mediat zvicerane bëjnë tutje të ditur se disa nga të akuzuarit janë punonjës të qendrave të ndryshme të testimit, të cilët thuhet se kanë keqpërdorur asetet e tyre të biznesit për të krijuar certifikata në jetën e tyre private.

Dhe shfrytëzuesit, paguanin nga 300 deri në 800 franga për certifikatat e paligjshme të vaksinimit dhe rikuperimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori