LAJMI I FUNDIT:

I kërkojnë Kuvendit të shkarkojë Nishanin, sepse dekoroi ballistët

I kërkojnë Kuvendit të shkarkojë Nishanin, sepse dekoroi ballistët

Marrin të tjera përmasa polemikat rreth dekorimit në fshehtësi të 67 ballistëve nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në Divjakë të Lushnjes, të premten e kaluar.

Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, pas një mbledhje me dyer të mbyllura, ka vendosur t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë shkarkimin nga detyra të Presidentit Bujar Nishani, për njollosjen e vlerave të LANÇ, për nderimin e kolaboracionistëve dhe nazifashistëve.


Me anë të një deklarate, Kryesia e Organizatës së Veteranëve, i kërkon Parlamentit shkarkimin e Presidentit të Republikës, duke e konsideruar dekorimin e 67 ballistëve një akt antikushtetues dhe antikombëtar.

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Veteranëve, LANÇ, Odise Porodini, pohoi se kërkesa e Kryesisë i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë, bashkëngjitur me argumentet përkatëse. Ndërkaq, deputetë të mazhorancës kanë dënuar aktin e Presidentit, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë nismë për shkarkim e tij.

Neni 90 i Kushtetutës, pika 2, parashikon që Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Por, propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, shkruan Shqiptarja.com.

Për shkarkimin

Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ deklaron se kreu i shtetit duhet të shkarkohet pasi shpalli martirë të demokracisë kolaboracionistët, që i kishin lyer duart me gjakun e grave lushnjare.

“Po le të ndalojmë pak në vendimin tuaj të fundit të z. Nishani për dekorimin e 67 ballistëve të çetave e batalioneve balliste të komanduara nga kriminelët: Tefik Cfiri, Isa Manastirliu e Hamit Matjani në fushëbetejën e Golemit të Lushnjës. Ata që u pushkatuan në atë fushëbetejë i kishin duart të lyera me gjakun e grave, nuseve dhe vajzave lushnjare që u kishin prerë gishtërinjtë e veshët për t’u rrëmbyer vathët, unazat dhe varëset. Është marrëzi, djallëzi e poshtërsi që të nxjerrësh vendim sot pas 73 viteve për t’i dekoruar si “martirë të demokracisë”, këta kolaboracionistë të nazistëve gjermanë! Qoftë edhe vetëm për këtë vendim ju z. Nishani meritoni shkarkimin nga detyra e Presidentit. Nuk mund të jetë President i shqiptarëve ai që nuk ka dekoruar asnjë nga luftëtarët çlirimtarë që bënë atë luftë epope e cila çliroi vendin nga pushtuesit nazifashiste dhe garantoi lirinë e pavarësinë e popullit tonë, por shkon e dekoron ata që tradhtuan luftën, që u bashkuan me pushtuesit, u paguan prej tyre dhe luftuan kundër luftëtarëve të lirisë, dogjën, vranë e bënë një mijë e një krime në popull bashkë me pushtuesit?”, thuhet në deklaratë. /Shqiptarja/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori