LAJMI I FUNDIT:

I kërkoi mjekut t’ia heqë dy gishta të dorës pasi besonte se nuk ishin të tij – kanadezit i realizohet ëndrra pasi plotësoi disa kushte

I kërkoi mjekut t’ia heqë dy gishta të dorës pasi besonte se nuk ishin të tij – kanadezit i realizohet ëndrra pasi plotësoi disa kushte

Kanadezi nga Quebec që vuante nga çrregullimi i identitetit të integritetit të trupit (BIID) i kërkoi një mjeku t’ia hiqte gishtin e katërt dhe të pestë në dorën e majtë, sepse ai ndjeu se nuk i përkisnin trupit të tij.

Dr. Nadia Nadeau nga Departamenti i Psikiatrisë në Universite Laval kohët e fundit publikoi një raport rasti për një pacient të paidentifikuar, i cili kishte përjetuar mendime traumatizuese se dy gishtat e fundit në dorën e majtë nuk i përkisnin trupit të tij që nga fëmijëria.


Gjatë gjithë jetës, këto mendime i shkaktuan dhimbje, nervozizëm të vazhdueshëm, zhdërvjelltësi të dëmtuar dhe makthe të gjalla që dy gishtat po kalben ose digjeshin. Edhe pse pacienti nuk e ndau shqetësimin për gishtat me familjen, ai shpesh fantazonte që t’i hiqte vetë, raporton odditycentral.

“Duke punuar në një zdrukthëtari, ai mendoi të ndërtonte një gijotinë të vogël për të prerë gishtat”, shkroi Dr. Nadeau. “Ai ishte i vetëdijshëm se vetëlëndimi nuk ishte një zgjidhje e sigurt dhe mund të kishte pasoja në marrëdhëniet, reputacionin dhe shëndetin e tij. Ai nuk mund ta imagjinonte veten të jetonte për vitet në vijim me ata gishta”.

Për shkak se imazhi i trurit të burrit dukej normal, atij iu ofruan opsione trajtimi jo-invazive si terapia konjitive e sjelljes, ilaçet kundër depresionit, antipsikotikët dhe terapia e ekspozimit, por asnjëra prej tyre nuk doli e suksesshme.

Pas një vlerësimi psikiatrik, pacienti u vlerësua i aftë për të kërkuar një amputim vullnetar dhe u dërgua në departamentin e ortopedisë. Në fund u vendos që heqja e dy gishtave ishte mënyra më e mirë për të ndihmuar pacientin dhe një vlerësim gjashtë muaj pas amputimit e konfirmoi atë.

“Pas operacionit, ankthet u ndalën menjëherë, së bashku me shqetësimin emocional”, shkroi psikiatri.

“Ai kishte plane konstruktive për jetën, pakësoi zemërimin dhe përmirësoi mirëqenien me familjen dhe në punë. Nuk shprehu asnjë keqardhje. Ai tani po jeton një jetë të lirë nga preokupimet shqetësuese për gishtat e tij, me të gjitha simptomat që lidhen me BIID. Amputimi i mundësoi atij të jetonte në përputhje me identitetin që kërkonte”, përfundoi mjeku. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori