Imazhet e pabesueshme tregojnë se si një nënë kishte lindur beben e saj në dyshemenë e një korridori spitalor, pasi i bënte thirrje burrit të saj që ta “kapte” beben.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Jesica Hogan, nga Riley, Kansas, e cila lindiu djalin e saj të vetëm Max në një mënyrë dramatike, korrikun e kaluar, pasi kishte pesë vajza.


g1 1

E lindja e saj e habitshme në Spitalin Via Christi në Manhatan, Kansas, u dokumentua nga fotografja Tammy Karin.

g2 1

Ditëve të fundit të shtatzënisë Jesica kishte frikë se lindja mund të ndodhte shumë papritur - dhe ajo kishte të drejtë.

g3 1

Ajo një ditë u nxitua drejt spitalit kur kontraktimet e saj u rritën dhe ujërat e saj filluan të derdheshin.

g4 1

Në atë rast, siç thuhet më tej, Jesica as nuk kishte kohë për të mbathur këpucët e saj dhe u dërgua me nxitim në spital nga burri i saj i qetë Travis.

Por kur ishin gati të arrinin në destinacionin e tyre, nëna e gjashtë fëmijëve ndjeu që fëmija po vinte.

g5 1

"Ndjeva sikur foshnja ishte gati të dilte. Kjo ndjenjë më bëri gati të pamundur të lëvizja".

g6

Dhe pak para se të futej në dhomën e emergjencës, Jesica filloi të lindte në korridorin e spitalit. /Telegrafi/