Arsimi për të rritur në Kosovë aktualisht ofrohet në mënyrë të kënaqshme, por për të pasur një arsim më kualitativ duhet që institucionet e Kosovës të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë.
Kështu është thënë në konferencën me temën “E ardhmja e arsimit për të rritur në Kosovë”, e cila është organizuar nga Instituti për bashkëpunim ndërkombëtar i bashkësisë së shkollave të larta popullore gjermane dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Qëllimi i kësaj konference u tha të jetë analizimi i gjendjes aktuale të arsimit për të rritur në Kosovë dhe për të evidentuar hapat e mëtutjeshëm dhe të domosdoshëm për zhvillim.
Drejtori i zyrës së ‘DVV International’ në Kosovë, Ramadan Alija, tha se qëllimi i kësaj konferencë është që të nxitet një debat tek të gjitha palët për zhvillimin e mëtutjeshëm të arsimit për të rritur.
“Qëllimi i konferencës është që të nxitim një debat të të gjitha palëve të interesit dhe dikastereve kryesore të arsimit në Kosovë, duke mos i përjashtuar edhe Ministrinë e Punës, Mirëqenies Sociale, përmes Agjencionit të Punësimit, po edhe Ministrinë e Kulturës. Si dhe organizata të ndryshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të arsimimit për të rritur ose të them ashtu më mirë të mësimit të vazhdueshëm, aftësimit dhe riaftësimit duke i përfshi të gjitha fushat që kanë të bëjnë me arsimimin e të rriturve, duke mos e përjashtuar edhe edukimin qytetar, demokratik, integrimin”, tha ai.
Ai tha se do të bëjnë një hulumtim për pjesëmarrjen në edukim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Kurse, nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Valbona Fetiu Mjeku, tha se Kosova ofron arsimin për të rritu në shkollat profesionale dhe në qendrat e aftësimit profesional.
“Nëse flasim për arsimin për të rritur, ne e dimë se në Kosovë ofrohet, kemi arsim për të rritur në shkollat profesionale i cili ofrohet në kohë më të shkurtër dhe i kemi qendrat e aftësimit profesional në kuadër të Ministrisë së Punës, të cilët merren me aftësimin e të papunëve. Kjo konferencë ka të bëjë me një sensibilizim të ministrisë, po edhe të gjitha institucioneve tjera po edhe popullatës, që të fillojmë të mendojmë më shumë për krijimin e kurseve të shkurtra dhe në bazë të kërkesave dhe nevojave të tregut të punës. Në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të aftësimit në kohë më të shkurtër për profesionet që kanë nevojë”, tha ajo.
Për gjendjen aktuale, sfidat dhe nevojat për zhvillim të mëtutjeshëm të arsimit për të rritur, ka folur Radica Berishaj nga Instituti për bashkëpunim ndërkombëtar i bashkësisë së shkollave të larta popullore gjermane, e cila tha se arsimimi i të rriturve është ngritje e kapaciteteve njerëzore për një vend.
“Arsimimi ka nevojë për një qëndrueshmëri, ka nevojë për një gjithëpërfshirës, në të njëjtën kohë ka nevojë me e përgatitë njeriun jo vetëm për punë, po ka nevojë me e përgatitë edhe për pjesëmarrje aktive në demokraci në shoqëri. Nëse jeni të suksesshëm në punë, por dështon në pjesën personale dhe pjesën në familje, do të thotë ose nuk je aktiv në pjesën ku jeton si pjesëmarrës aktiv, nuk je i plotësuar si person”, tha ajo.
Konferenca “E ardhmja e arsimit për të rritur në Kosovë”, është organizuar nga Instituti për bashkëpunim ndërkombëtar i bashkësisë së shkollave të larta popullore gjermane (Asociacioni gjerman për arsimin e të rriturve) dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Krasniqi: S’jemi njoftuar për ndonjë iniciativë për largimin e kryetarëve përmes peticionit

Rama dënon sulmin ndaj policisë së Kosovës, flet për zmbrapsjen e ushtrisë serbe: E papranueshme që ushtria të përdoret për shfaqje të tilla në kulmin e tensioneve

Mariçiq: Pas ndryshimeve kushtetuese nuk besoj se do të ketë veto për anëtarësim në BE

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

A do të largohet Lajçak nga detyra e emisarit për dialog pas fitores së Ficos në Sllovaki?

Profesori britanik: Terroristët duket se u trajnuan me makinat që SHBA-ja i dha Serbisë

Policia konfiskon armë në Prishtinë e Podujevë – arrestohen tre persona

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal