LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet që rajoni të merret shembull për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Kërkohet që rajoni të merret shembull për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka miratuar të hënën planin e punës sё Komisionit për vitin 2021-të.

Gjatë shqyrtimit të draft-planit, anëtarja e komisionit nga Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci paraqiti disa propozime para anëtarëve të këtij komisioni, ku ndër tjerash ishte edhe propozimi për realizimin e një hulumtimi në vendet e rajonit lidhur me procedurat për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve.


Sa i përket takimeve të komisionit, Bogujevci tha se është e rëndësishme që fillimisht të bëhet monitorimi i implementimit të ligjeve nga institucionet përkatëse e pastaj të realizohen takimet që bëhen karshi monitorimit.

“Njëra prej propozime që ka ardhur është Projektligji për peticione, në mandatin e kaluar veçse e kemi kaluar në lexim të parë, por për shkak të shpërndarjes së Kuvendit ka filluar procesi nga e para. Kështu që, kisha propozu me e fut si pjesë të planit[…]Propozimi tjetër ka të bëjë me problematikat dhe mangësitë e ligjit që kemi pasur për Avokatin e Popullit. Kjo do të thotë ka qenë shqetësim prej të gjitha palëve, kemi parë edhe problematikat që kemi pasur për zgjedhjen e zëvendësve, të njëjtat i kemi pasur edhe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Ndoshta si pikë e parë me e bë një lloj hulumtimi si është e rregulluar në rajon, dhe nëse mundemi me marr shembuj përtej e pastaj me fillu me procesin e plotësim-ndryshimit të ligjit”, tha ajo.

Deputetja tjetër e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti kërkoi që të ndryshohet emri i Komisionit dhe të dërgohet në Kryesi për miratim.

“Ne po e procedojmë, nëse kryesia na thotë ndryshe atëherë mundemi me vepru ndryshe. Iniciativën ose tekstin e kam të gatshëm, nuk e kam shkruar në emër personal, pak a shumë si komision. Është e planifikuar me u vënë nënshkrimi i të gjithë anëtarëve të komisionit, që me u fuqizu më shumë”, u shpreh ajo.

Me kërkesë të kryetares së Komisionit, Duda Balje, u vendos që Projektligji për Peticione t’i dorëzohet Kuvendit për lexim të parë Kuvendit në muajin qershor. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori