LAJMI I FUNDIT:

​Kërkohet që kushtet dhe kriteret për tregtinë me naftë të përcaktohen me ligj

​Kërkohet që kushtet dhe kriteret për tregtinë me naftë të përcaktohen me ligj

Tregtia me produkte të naftës dhe karburante duhet të përcaktohen me ligj. Kështu u tha në dëgjimin publik me rastin e shqyrtimit të Projektligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtëritshme në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Përfaqësues të odave ekonomike, naftëtarë dhe biznese në këtë mbledhje kërkuan po ashtu që me ligj të njihen dhe pranohen humbjet të cilat shkaktohen, që pastrimi i rezervuarëve të bëhet çdo 10 vite dhe për kontrollin e cilësisë të mos ngarkohet subjekti në rastet kur ky i fundit del komfor.


Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi tha se është më se e rëndësishme që kushtet dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë të përcaktohen me ligj.

Gjatë analizës së draftit, Krasniqi tha të kenë vërejtur se në disa raste theksohet që “Ministri me akt nënligjor përcakton kushtet, kriteret, procedurat”, ku bazuar në praktikat e deri tanishme, theksoi se është më se e rëndësishme që kushtet dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë të përcaktohen me ligj.

“Konsiderojmë që është më se e rëndësishme që kushtet dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë të përcaktohen me ligj, e të mos lihen në dorën e një udhëzimi administrativ, apo akteve të tjera nën ligjore, i cili mund të ndërrohet varësisht nga ministri dhe vullneti i tij. Për më tepër, teksa me ligj, përkatësisht referuar Nenit 18, që ka të rregulluar Ndëshkimet, në 5 faqe janë specifikuar ndëshkimet me të cilat përballet një biznes në rast të shkeljeve eventuale, atëherë do të duhej që të specifikohen edhe kushtet dhe kriteret për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Pra kriteret teknike-teknologjike, kushtet, e procedurat të përcaktohen me këtë draft ligj dhe jo të lihet hapësirë që me akte nënligjore të ndryshohen çdo vit nga ministri”, tha Krasniqi.

Me këtë u pajtua kryetari i Komisionit, Ferat Shala, ku sipas të cilit cilësia duhet të jetë prej standardeve bazë të ligjit.

“Recepcioni i ministrit, profesionalizmi është i ndryshëm, prandaj cilësia duhet të rregullohet me ligj, jo me akt nënligjor. Cilësia duhet të jetë prej standardeve bazë të ligjit. Nëse e lëmë me akte nënligjore, ne e pamë saktë se ku na sollën këto akte nënligjore”, tha Shala.

Kurse kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani bëri të ditura tre kërkesat kryesore të naftëtarëve. Teksa theksoi se deri më tash nuk ka pasur kritere për ndërtimin e pikave të naftëtarëve, për çka tha se duhet të jetë kriter lartësia apo numri i pikave që mund të hapen në një hapësirë të caktuar.

“Një ankesë të cilën e kemi bërë më shumë janë probleme teknike, sesa që kanë qenë të qëllimshme. Rast konkret, kërkesa është tek pastrimi i rezervuarëve, u lëshua gjashtë vite. Pastrimi i rezervuarëve në shtetet e BE-së dhe në gjithë Evropën bëhet çdo 10 vite, dhe kjo është një kërkesë. Ne si shoqatë nuk kërkojmë diçka me të cilën dëmtohet shteti. Kërkesa e dytë, edhe kjo është kontrolli i cilësisë, kontrolli i cilësisë kur bëhet i jashtëzakonshëm, nëse del komfor produkti i naftës, atëherë subjekti nuk duhet ta paguaj. Kërkesa e tretë, është pranimi i humbjeve. Siç janë në BE, ashtu të futen në këtë ligj”, tha Berjani.

Edhe naftëtarët që ishin prezent paraqitën para deputetëve të Komisionit shqetësimet dhe kërkesat e tyre, të cilat kishin të bënin kryesisht me çështjet si njohja e humbjes, kontrolli i cilësisë dhe pastrimi i rezervuarëve.

Ata kërkuan që licencat të jenë të përhershme, pastrimi i rezervuarëve të bëhet çdo 10 vjet. Kurse sa i përket matjes së cilësisë, kërkuan që kur subjekti del komfor, të mos obligohet të mbuloj shpenzimet. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit

Ekonomi
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

3, 2, 1 - Volvo gati për ty!

Volvo Kosova
Veç thuj ej, EI Taxi është knej

Veç thuj ej, EI Taxi është knej

El Taxi
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?

Ekonomi
Kalo në kategori