LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për personin që goditi për vdekje një këmbësor në Malishevë

Kërkohet paraburgim për personin që goditi për vdekje një këmbësor në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit E.U., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

“Prokuroria njofton se, më 19 shkurt 2022, për gjatë rrugës Kijevë, Komuna e Malishevës, drejtimi autostradë Prishtinë, duke vepruar nga pakujdesia dhe në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor, rrezikon jetën e njerëzve dhe shkakton aksident trafiku me pasoja fatale, vdekjen e viktimës I. K”, thuhet në njoftimin për media.

Goditet për vdekje këmbësori në Malishevë, arrestohet shoferi i veturës
Lexo po ashtu Goditet për vdekje këmbësori në Malishevë, arrestohet shoferi i veturës

Prokuroria më tej bënë të ditur se përderisa i pandehuri ishte e duke drejtuar automjetin e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësinë rrethanave dhe kushteve të rrugës, me pjesën e parme ballore të anës së djathtë e godet viktimën i cili ishte duke lëvizur në këmbë skaj rrugës, me ç’ rast viktima nga goditja e marrë bartet përpara me automjet në një distancë prej 15.70 metra dhe përplaset në tokë pa shenja jete.


Prokurori i rastit ndaj të pandehurit E.U., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 19 shkurt 2022. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori