LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj tetë zyrtarëve në Ferizaj, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës dhe marrje ryshfeti

Kërkohet paraburgim ndaj tetë zyrtarëve në Ferizaj, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës dhe marrje ryshfeti

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj tetë personave të pandehur me inicialet N.A., B.B., H.B., S.M., R.U., A.A., A.B., dhe B.Q nga komuna e Ferizajt, të cilët gjenden në ndalim nga e enjtja për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrja e ryshfetit dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2020, në territorin e Komunës së Ferizajt, të pandehurit në cilësinë e personave zyrtar si roje pylli dhe teknik të pylltarisë pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt, duke shfrytëzuar detyrën e tyre zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete dhe për personat e tjerë, me dashje nuk kanë kryer detyrat e tyre të domosdoshme të përcaktuara me ligj.


Arrestohen 12 persona në Ferizaj për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti
Lexo po ashtu Arrestohen 12 persona në Ferizaj për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje e dhënie ryshfeti

“… përkatësisht kanë vepruar në kundërshtim me nenin 7 të Udhëzimit Administrativ numër 05/2010 për mbrojtjen e pyjeve, përgjegjësitë dhe obligimet e rojës së pyllit, në atë mënyrë që edhe përkundër faktit se janë të obliguar që në momentin kur hasin dëmtuesit e pyjeve duke pre dru në mënyrë të kundërligjshme, t’iu shqiptojnë fletëparaqitje, të njëjtit nuk e bëjnë fare një gjë të tillë por arrijnë marrëveshje me ta dhe si kundërvlerë për mos shqiptimin e fletëparaqitjeve, marrin shuma të ndryshme të të hollave  nga ata duke i shkaktuar kështu dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Ferizajt, me çka secili veç e veç kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”.

Policia jep detaje të aksionit në Ferizaj, zyrtarëve komunal iu gjetën mbi 17 mijë euro  
Lexo po ashtu Policia jep detaje të aksionit në Ferizaj, zyrtarëve komunal iu gjetën mbi 17 mijë euro  

Po ashtu, të pandehurit në cilësinë e personave zyrtar si roje pylli dhe teknik të pylltarisë pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, duke vepruar në kundërshtim me detyrat e tyre zyrtare të përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ 05/2010  për mbrojtjen e pyjeve, përgjegjësitë dhe obligimet e rojës së pyllit në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkojnë dhe pranojnë ryshfet nga të pandehurit H.N, A,K R.A dhe I. Q,, ashtu që nga të njëjtit marrin shuma të ndryshme të parave ndërsa u mundësojnë prerjen dhe bartjen e drunjve në mënyrë të kundërligjshme pa u shqiptuar fletëparaqitje, me çka secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Ndërsa, të pandehurit S.M., A.B., A.A., B.B., dhe H.B., pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Republikën e Kosovës, kanë mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim, armë të ndryshme, të cilat me rastin e kontrollit nga ana e policisë, i’u gjenden dhe sekuestrohen, me çka kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori