LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet ngritja e vetëdijes së qytetarëve të Maqedonisë për dëmet që sjell gluteni

Kërkohet ngritja e vetëdijes së qytetarëve të Maqedonisë për dëmet që sjell gluteni

Shoqata “Pa gluten” nga Gjevgjelia kërkon që të forcohen të drejtat e pacientëve që janë alergjik ndaj glutenit dhe që janë të prekur nga telangiektazia hemorragjike e trashëguar.

Sipas tyre, prodhuesit duhet t’u mundësojnë konsumatorëve të dhëna kyçe për natyrën dhe karaterin e ushqimit, përfshi edhe në formë të shenjave të njohura ndërkombëtarisht, respektivisht nëse prodhimi përmban gluten, apo jo.


Në konferencën e mbajtur në Shkup, të titulluar “Luftë për të panjohurën”, me rastin e Ditës botërore pa gluten, shoqata bëri thirrje për më shumë vetëdije te qytetarët për diagnostifikim të hershëm dhe përcjellje të rregullt të sëmundjes./Telegrafi/