LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet ndërhyrja e OKB-së mbi kufizimet dhe ndalesat e Arabisë Saudite për haxhinjtë e Katarit

Kërkohet ndërhyrja e OKB-së mbi kufizimet dhe ndalesat e Arabisë Saudite për haxhinjtë e Katarit

Autoritetet e Katarit kanë kërkuar nga instancat kompetente të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të ndërhyrë me qëllim të eliminimit të kufizimeve dhe ndalesave të qeverisë së Arabisë Saudite për haxhinjtë e Katarit.

Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të Katarit (NHRC) ka thënë se Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (UNHRC) dhe raportuesi special kompetent i OKB-së për të drejtat e njeriut dhe lirinë fetare dërgoi një letër përmes së cilës kërkon që haxhinjëve nga Katari t’u sigurohet liria fetare në Arabinë Saudite.

Në letër thuhet se Doha zyrtare është e shqetësuar për faktin se autoritetet në Riad nuk kanë bërë asnjë hap pozitiv drejt heqjes së ndalesës për haxhinjtë nga ky vend i Gjirit.

“Apelojmë që Arabia Saudite urgjentisht të marrë masat e nevojshme ashtu që pelegrinët nga Katari të kenë të njëjtat kushte dhe liritë në kryerjen e riteve fetare”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Kryetari i NHRC-së Ali ibn Samih al-Merri, përcjell AA.

Al-Merri më tej paralajmëron se periudha e Haxhit po afrohet, dhe se ende në fuqi janë ndalesat e fluturimeve direkte ajrore midis Katarit dhe Arabisë Saudite dhe se kufiri i tokës mbetet i mbyllur. Haxhinjtë e Katarit nuk mund të aplikojnë për Haxh as përmes mënyrës elektronike.

Nga ana tjetër, Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite dy ditë më parë njoftoi se përgatitjet për Haxhin e këtij viti kanë përfunduar dhe se në Mekë dhe Medinë pritet të arrijnë haxhinjë nga të gjitha anët e botës.

Deklarata thotë se edhe haxhinjtë e Katarit mund ta kryejnë këtë ritual, por përmes kompanive ajrore jashtë Katarit.

Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini vitin e kaluar ndërprenë lidhjet dhe bllokuan hapësirën ajrore dhe kufijtë tokësorë me Katarin, të cilin ata e akuzojnë për “mbështetje të terrorizmit”.

Katari mohon akuzat dhe kërkesat e palës tjetrit i konsiderohen si goditje ndaj sovranitetit të vendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori