LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet lirimi i kosovarëve në rastin e Kumanovës, flasin familjarët e të burgosurve (Video)

Kërkohet lirimi i kosovarëve në rastin e Kumanovës, flasin familjarët e të burgosurve (Video)
Protesta, Pejë

E në katër vjetorin e konfliktit të Kumanovës, në disa qytete të Kosovës, u protestua. Përmes këtyre protestave u kërkua që të lirohen kosovarët e dënuar për këtë rast.

Në katër vjetorin e luftës së Kumanovës në disa komuna të Kosovës u protestua për lirimin e të burgosurve nga Kosova që kanë marr pjesë në konfliktin e armatosur në Kumanovë.

Në Protestën e organizuar në Pejë, u bë thirrje për lirimin e Val Zekës i cili u dënua me vdekje.


“Sot jemi mbledhur në përkrahje të shokut tonë të Grupit të Kumanovës. Duke kujtuar at që ranë me 9 maj 2015 ne kujtojmë një pjesë të historisë sonë e cila në shumë raste ka qenë e hidhur dhe mbushur me gjak. Rasti Kumanova është ngjarje që lidhet me historinë tonë të dhimbshme”, deklaroi Miftar Ukshini nga OVL UÇK-Pejë.

Për babin e tyre, kishin shkruar poezi edhe dy vajzat e Valdet Zekës.

Ndërsa, për të protestuar për lirimin e nipit të saj, nga Zvicra në Ferizaj kishte ardhur halla e Enver Hoxha Klein, i cili është dënuar me 40 vjet burgim.

“Kam ardhur bashkë me burrin enkas për këtë protestë. Për tjetër gjë nuk kam ardhur. Me digjet zemra për të”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Nexhmie Maloku.

Në Prishtinë, Gjilan, Lipjan e Kaçanik, gjithashtu u protestua. Ndërsa një protestë u mbajt edhe në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Protesta u mbajtën edhe në Shkup. Për t’i adresuar kërkesat e tyre, familjarët dhe organizatorët e protestës marshuan deri tek Gjykata Penale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori