LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet dorëheqja e Moraçanin nga RDM! Ka braktisur “Agjendën e gjelbër”, ajo demanton!

Kërkohet dorëheqja e Moraçanin nga RDM! Ka braktisur “Agjendën e gjelbër”, ajo demanton!

Po thellohet përçarja në partinë Rilindja Demokratike e Maqedonisë. Në emër të 17 organizatave komunale një pjesë e anëtarësisë kërkon dorëheqjen e kryetares së partisë Maja Moraçanin. Akuzojnë se nën udhëheqësinë e saj është braktisur ideja për agjendë të gjelbër, raportet janë jo-demokratike, jonjerëzore me çka janë shkarkuar edhe nënkryetarët e partisë Ana Petrovska dhe Mirosllav Bogdanovski. Paralajmëruan se në mënyrë të pavarur do të dalin në zgjedhjet lokale.

“Maja Moraçanin me udhëheqësinë aktuale janë vetëm individë pa mbështetjen e organizatave komunale të partisë. Të njëjtët interesohen vetëm të marrin poste të reja, dhe në mënyrë flagrante përballen me të gjithë që kanë mendime ndryshe. Kërkojmë dorëheqje nga Maja Moraçanin. Maja largohu nga Partia e gjelbër, mos e shkatërro të vetmen parti të gjelbër”, tha Ristenka Alltiparmakovska.

Kryetarja e RDM-së Moraçanin i hedh poshtë akuzat dhe mohon se pas grupit që kërkojnë dorëheqjen e saj qëndrojnë 17 organizata komunale, por se janë vetëm disa individë. Theksoi se në seancën e Këshillit qendror është ngritur çështja për besimin e saj dhe se ka fituar mbështetje. Nuk pret që papajtueshmëritë do të kenë ndikim negativ në parti.

“Nuk është e vërtetë që 17 organizata komunale kërkojnë dorëheqje, janë dhjetëra individë të cilët nuk kanë të drejtë të flasin në emër të anëtarëve të organizatave komunale sepse anëtarët e organizatave komunale as nuk janë konsultuar e as nuk dinë për një ngjarje të tillë, d.m.th. kjo nuk është e vërtetë, ata flasin në emër të vet. Jo, nuk do të thotë dalje e anëtarësisë sepse bëhet fjalë për disa individë të cilët ndoshta janë të motivuar për interesa të tyre personale, por besoj edhe nga disa agjenda të tjera politike”, tha Moraçanin.

Moraçanin ka dy vite që është në krye të RDM, pasi që Lile Popovska u largua nga ky post. Mosmarrëveshjet fillimisht filluan me deputetin Mirosllav Bogdanovski, i cili dha dorëheqjen si deputet, ndërsa së fundmi edhe me shkarkimin e Ana Petrovskës nga posti i drejtoreshës së Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Lajme
Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Gërvalla pritet në një mënyrë të veçantë në Kalabri, fëmijët këndojnë në gjuhën shqipe

Lajme
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Euro bie sërish në tregun valutor në Shqipëri, arrin në nivelet më të ulëta vjetore

Lajme
E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

E detyruan të miturën të punonte si valltare dhe të ofronte shërbime seksuale, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Drejtësi
Kalo në kategori