Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, nën dyshimin se ka keqpërdorur buxhetin e FFK-së.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj A.A., në Gjykatën kompetente”, thuhet në njoftimin e Ulajt.
Në raportin 24 orësh të Policisë, të enjten, thuhet se Ademi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”, duke keqpërdorur buxhetin e FFK-së.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, të mërkurën njoftoi se Ademi është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së. I njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhu me këtë çështje penale”, thuhej në njoftim.
Kurse, një ditë më parë, Policia e Kosovës njoftoi se është intervistuar në stacion policor një zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ndërsa kreut të kësaj të fundit, Agim Ademi, i ishte lënë ftesë për t’u intervistuar të mërkurën (sot).
Kujtojmë se më 15 mars 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Agim Ademit dhe Muharrem Ramës, lidhur me akuzën për detyrim në bashkëkryerje.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Bad News Eagles do të përballen me ekipin Jake Bube në turneun kualifikues RES Adriatic League

Si ia pagoi Tottenhami taksin Emmanuel Petit për t’u transferuar te Arsenali

Afati i transferimeve në vitin 2009 i Real Madridit konsiderohet si potencialisht më i miri – afruan 8 yje

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Zyrtare: Leicester City liron shtatë lojtarë

Khephren Thuram elektrizon tifozët e Liverpoolit me veprimin në rrjetet sociale

Zyrtare: Chelsea kompleton transferimin e talentit që u kërkua nga gjigantët evropianë

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen