LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet angazhim më i madh për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit

Kërkohet angazhim më i madh për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit

Në përmbyllje të Javës së Kosovës për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Javës Evropiane të Mobilitetit, u kërkua që të ketë më shumë kujdes dhe angazhim për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, teksa në Prishtinë u theksua nevoja që të ndalohet përdorimi i ngrohjes me thëngjill dhe veturave në brendësi të qytetit.

Në kuadër të këtij aktiviteti për të përcjellë mesazhet e tyre për ruajtjen e mjedisit, ishin të pranishëm ambasadori gjerman, Christian Heldt, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.


Kryetari Ahmeti vuri në pah dy problemet që po e ndotin mjedisin në kryeqytet, që sipas tij janë ngrohja me thëngjill dhe përdorimi i shumtë i makinave.

Për të parën, i pari i Prishtinës tha se janë duke bërë zgjidhje me një projekt 40 milionësh për ngrohje me energji solare.

“Për të parën kërkojmë që të bëjmë zgjidhje për lagjet ‘Tophane’, ‘Kodër e Trimave’, ‘Medrese’ me një projekt që po e bëjmë bashkë me GIZ-in që do të bëjë ngrohjen qendrore me energji solare. Një projekt që do të kushtojë 40 milionë euro. Mesazhi për juve është që të kërkoni nga subjekte politike që ky projekt të përkrahet, sepse e zvogëlon ndotjen…Protestën do të kemi në formë të qëndrimeve dhe vendimeve, të cilat do të duhej t’i marrim, po e them edhe për të ndaluar përdorimin e qymyrit për ngrohje individuale edhe për t’i ndaluar makinat sa më shumë në qytet”, tha ai.

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt duke folur për sfidat që po i sjell ngrohja globale, tha se duhet të ketë një angazhim më të madh, pasi sipas tij askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për këtë, teksa iu bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë dhe ta duan mjedisin.

“Kjo që shohim sot shpresojmë që mos t’ia lejojmë gjeneratave të tjera, sepse askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë. Ne duhet të kuptojmë këtë, të kontrollojmë veten tonë të respektojmë jetën, të ndihmojmë natyrën të mbijetojë”, tha ai.

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se Kosova e së ardhmes është Kosovë e gjelbër, teksa dha edhe tri mesazhe që sipas tij janë në kuadër të përmirësimit të mjedisit.

“Kosova e të ardhmes është Kosova e gjelbër. Janë tri mesazhe kryesore që do t’i dërgojmë, njerëzit nuk janë më vetëm konsumatorë, por janë burimi kryesor i energjisë. Në të ardhmen e çdo çati e shtëpie e biznesi do të jetë gjenerator i energjisë. Duke përdorur energji jo vetëm për veti, por duke deponuar tepricën në rrjet që pjesëmarrësit të shfrytëzojnë. E dyta, rritja e licencës për energji të ripërtërirë. Kosova është e bekuar me këtë kohë me diell…E treta, efiçienca e energjisë. Të gjitha institucionet publike, të paktën në nivel qendror dhe lokal do të bëhen efiçiente. Kjo kërkon vullnet të mirë dhe përcaktim të buxhetit më të madh se sa ai aktual”, tha ai.

Edhe pse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen në këtë aktivitet, ministri në detyrë i Mjedisit, Fatmir Matoshi nuk ishte i pranishëm dhe në emër të tij foli këshilltari Leutrim Sahiti, i cili foli mbi angazhimet e MMPH-së për përmirësimin e mjedisit dhe ruajtjen e digave të lumenjve në Kosovë.

Ndërkaq,  nga përfaqësues komunalë të Prishtinës u treguan disa prej sukseseve që janë bërë për krijimin e shtigjeve për biçikleta, siç është bërë në rrugën “Zagrebi”./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori