Partia më e madhe maqedonase në opozitë, OBRM-PDUKM, pas kundërshtimit të Ligjit për gjuhët, që i mundëson një shtrirje më të gjerë përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e Maqedonisë si dhe bojkotit të punës së Kuvendit, thotë se deputetët e kësaj pas bojkotit, në momentin që do të kthehet në institucionin ligjdhënës, do të kërkojë interpelancë për punën e Qeverisë.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski, thotë se partia e tij do të kthehet në Kuvend pasi të jenë përmbushur kërkesat politike dhe ato matematikore.
Mickoski me kërkesa politike nënkupton bisedimet që po zhvillohen ndërmjet grupeve të punës së partisë që drejton dhe social-demokratëve të kryeministrit Zoran Zaev. Ndërkaq, me kërkesa matematikore ka apostrofuar lirimin e deputetëve të kësaj partie, të cilët akuzohen për ngjarjet e dhunshme në Parlament më 27 prill të vitit të kaluar.
“OBRM-PDUKM, po qe se vendos që të kthehet në Kuvend, gjënë e parë që do të bëjë, do të dorëzojë interpelancë për punën e Qeverisë, ku deputetët e OBRM-PDUKM-së do t’i shkoqisin të gjitha ato keqpërdorime, ato gabime, të cilat kjo shumicë qeveritare në dhjetë muajt e kaluar ia shkaktoi atdheut tonë, ndërsa do të mund të shohim se si do t’u përgjigjet shumica qeveritare atyre apelimeve”, ka nënvizuar lideri i opozitës maqedonase, Hristian Mickoski.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në një takim joformal me gazetarët, ka thënë se po shqyrtohen mundësitë që Ligji për përdorimin e gjuhëve të shpallet në Gazetën Zyrtare dhe menjëherë pas kësaj të hyjë në fuqi edhe pa nënshkrimin e presidentit Ivanov, duke përjashtuar mundësinë që ai ta nënshkruajë në vend të Ivanovit.
Xhaferi, gjithashtu, tha se pret që opozita maqedonase të kthehet në institucionin ligjdhënës, sepse siç ka shtuar, deputetët e kësaj partie, kanë shterur të gjitha argumentet për të kushtëzuar kthimin e tyre në Kuvend.
Njohësit e çështjeve politike thonë se presidenti Ivanov ka dëshmuar se vepron në bazë të direktivave të OBRM-PDUKM-së dhe nëse arrihet ndonjë marrëveshje ndërmjet opozitës maqedonase dhe socialdemokratëve mund edhe të gjendet një modus që Ligji për gjuhët të dekretohet.
Nisur nga këtu, Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike e sheh dhe optimizmin e kryeparlamentarit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, që të gjendet një mundësi që ky ligj të shpallet në Gazetën Zyrtare dhe të gjejë zbatim praktik.
“Nuk përjashtohet mundësia, në rast të arritjes së një marrëveshjeje mes pushtetit dhe opozitës maqedonase, që kjo e dyta të kthehet të përfshihet dhe çështja e nënshkrimit të Ligjit të përdorimit të gjuhëve apo gjetjes së një rrugëdalje që ky ligj të hyjë në fuqi. Pra, është e mundshme që ligji tashmë i miratuar në Parlament, të nënshkruhet në instancë të fundit nga ana e presidentit të shtetit në një kohë të caktuar ose të gjendjet një modalitet, i cili do të jetë në përputhje me Kushtetutën që ky ligj të hyjë në fuqi dhe të gjejë zbatim në praktikë”, vlerëson Neziri.
Ndërkohë, partia më e madhe maqedonase në opozitë, OBRM-PDUKM, ka paralajmëruar protesta në maj, siç thotë kryetari i kësaj partie, Hristian Mickoski, për të shprehur pakënaqësinë e kësaj partie kundrejt politikave të Qeverisë.
“Paralajmërojmë protestë të madhe popullore, protestë në të cilën, siç thashë, OBRM-PDUKM do t’i shprehë të gjitha mospajtimet e veta me politikat momentale, të cilat shumica qeveritare e udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë po i bën”, thekson Mickoski.
Njohësit e çështjeve politike në protestat e paralajmëruara të opozitës shohin tendencë të kryesisë së re të OBRM-PDUKM-së, që të legjitimohet para elektoratit të kësaj partie.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur