LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen masa nga komunat për të ulur nivelin e ndotjes

Kërkohen masa nga komunat për të ulur nivelin e ndotjes

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ka kërkuar nga Ministria e Administrimit të pushtetit Lokale (MAPL), që komunat të përgatisin plane të veprimit për të ulur nivelin e ndotjes së ajrit. Masat nga naja e kësaj ministrie kërkohet të merren në mënyre specifike në Prishtinë.

“Duke u bazuar në gjendjen e ditëve të fundit të cilësisë së ajrit dhe shqetësimit të popullatës për këtë, në tërë territorin e Kosovës me theks të veçantë në Prishtinë, MMPH i ka bërë kërkesë edhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që të angazhohet dhe të kërkoj nga Komunat që në këto raste të përgatisin Planin afatshkurtër të veprimit në të cilin duhet të parashihen masa efektive të kontrollit dhe ku është e nevojshme, të ndaloj veprimtaritë të cilat shkaktojnë rrezik të tejkalimit të vlerave kufitare të cilësisë së ajrit ose pragut të alarmit”, thekson komunikata e kësaj ministrie.


Sipas MMPH-së, plani afatshkurtër i veprimit duhet të përfshijë masa edhe për qarkullimin mjeteve. ”Plani duhet të përfshijë edhe qarkullimin e mjeteve motorike, ngrohjen në amvisëri, biznese dhe në shërbime tjera, me qëllim të zvogëlimit të shkallës së ndotjes së ajrit”.

Ndryshe mbrëmë në emisionin “Përballje” është diskutuar për faktorët që ndikojnë në ndotjen e ambientit. /Telegrafi/