LAJMI I FUNDIT:

Kërkohen dhurues gjaku, fëmijët talasemikë në Shqipëri nuk marrin sasinë e duhur

Kërkohen dhurues gjaku, fëmijët talasemikë në Shqipëri nuk marrin sasinë e duhur

Natalia Tojadhi vuan nga talasemia. Ajo duhet të marrë gjak tre herë në muaj.

“Duhet të vi të pakten 2-3 herë në muaj. Në disa raste marr dy sepse mund të ketë më shumë dhurues, në disa raste marr një se ka më pak dhurues. Nëse ke dy qese duhet të rrish të paktën, dy orë e gjysmë tre orë”, thotë ajo.


12-vjeçarja nga Vlora, në disa raste nuk merr sasinë që i duhet.

“Ndihem e pafuqishme ndonjëherë. Në orën e fiskulturës duhet të bëjmë ushtrime dhe ndonjëherë nuk mundem ti bëj te gjitha, për shkak se marr gjak dhe mami më thotë mos u lodh shumë”, u shpreh Natalia.

Personat talasemikë, janë ata që vuajnë më shumë nga këto mungesa. Në Shqipëri janë rreth 155 fëmijë talasmikë, që marrin trajtim. Shpeshherë, dhurimet nuk mjaftojnë.

Në qëndrën e dhurimit të gjakut, rezervat janë të pakta. Aktualisht janë 11.8 dhurues për banorë. Sipas OBSH, që të ketë mjaftueshëm gjak, dhurimet duhet të jenë 13-15 dhurues për 1000 banorë.

Bledjan Lica është një dhurues vullnetar, i cili dhuron gjak sa hërë mundet.

“Është akoma ajo tabuja në shoqërinë tonë, mendojnë se u shkakton ndonjë problem. Është një nga gjërat më të mira, jam ndjerë shumë mirë dhe duke menduar që unë nga ai 10 minutëshi im që po u humbas të kohës, do ndihmoj një person që realisht, ka nevojë”, thotë ai.

Në 4 muajt e parë të këtij viti, janë kryer rreth 8,200 dhurime. 20% kanë qënë dhurues vullnetarë. 80% shkojnë të dhurojnë gjak vetëm në raste se një familjar i tyre ka nevojë.

Talasemia mund të zbulohet që në shtatëzani.

“Të rinjtë që lidhin martesë duhet të jenë mbartes që të lindin fëmijë me talasemi, në 25% të rasteve në cdo shtatëzani. Mund të kryejnë analizat dhe e shohin nëse fëmija do jetë talasemik dhe nëse duan ta vazhdojnë shtatëzaninë”, sipas mjekes pediare, Manika Kreka.

Mjekët thonë se ka një rënie të personave të regjistruar me talasemi në vitet e fundit. Por ende nevojat për gjak nuk plotësohen. Secili prej nesh, mund të bëhet heroi i dikujt, duke dhuruar gjak. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori