LAJMI I FUNDIT:

Kërkimet kanë treguar se Evropa, jo Kina, është më përgjegjësja për përhapjen e COVID-19

Kërkimet kanë treguar se Evropa, jo Kina, është më përgjegjësja për përhapjen e COVID-19

Universiteti anglez i Huddersfield dhe Universiteti portugez i Minho, hartuan shpërndarjen e COVID-19 nëpër botë dhe zbuluan se Evropa ishte burimi kryesor i përhapjes së pandemisë.

Studimi tregoi se, megjithëse virusi fillimisht ka origjinën në Kinë, Evropa ishte ajo nga e cila u përhap më shumë në zona të tjera. Gjegjësisht, shkencëtarët zbuluan se Britania dhe Evropa kishin kufizime shumë të dobëta dhe tepër të vona të udhëtimit, të cilat çuan në përhapjen e pandemisë në të gjithë SHBA-në dhe pjesë të tjera të botës, transmeton Telegrafi.

Pasi analizuan 26.869 gjenome virale, të mostruara nga e gjithë bota, ata zbuluan se coronavirusi ishte përhapur nëpër botë nga Evropa, megjithëse fillimisht kishte origjinën në Kinë.

Tipi A1a u zbulua për herë të parë në Itali në 20 shkurt

“Grafikët tregojnë se nga fundi i shkurtit dhe fillimi i marsit, Evropa ishte burimi i shumicës dërrmuese të sekuencave të reja të regjistruara në Evropë, Amerikën e Veriut, Oqeaninë dhe Azinë Jugore.

Transmetimet e shoqëruara me A1a dhe nëngrupet e tij përfaqësojnë shumicën e gjenomeve të sekuencuar SARS-CoV-2 në shumicën e kontinenteve, përfshirë Afrikën (83%), Amerikën e Veriut (68%), Amerikën e Jugut (87%) dhe Oqeaninë (kryesisht Australia 60%), deklaruan shkencëtarët në studim.

“Strain A1a u zbulua për herë të parë në Itali në 20 shkurt 2020. Në të kundërt, Kina nuk kishte asnjë përfshirje në përhapjen e saj. Shumica e rasteve të reja në Azinë Lindore gjatë asaj periudhe, me rastet e datuara midis 2 marsit dhe 16 prillit, është në këtë nëngrup, duke treguar migrimet e viruseve nga Evropa në Azinë Lindore, ndonjëherë nëpër Amerikën e Veriut”, tha studimi.

Një studim i quajtur Filogjeografi i 27,000 gjenomeve SARS-CoV-2: Evropa si Burimi Kryesor i Pandemisë COVID-19 u botua në revistën Mikroorganizmat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori