Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurve H.A., G.C., dhe S.J., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 30 janar 2022, në një lokal në Rahovec, ku i pandehuri H.A., i sulmon personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, pikërisht të dëmtuarit V.K., M.H., dhe G.K., që të tre zyrtarë policorë.
“Përderisa patrulla policore bashkë me Inspektorët e AVUK- ut, kanë hyrë në lokal dhe kanë kërkuar që të largojnë klientët për shkak të masave kundër COVID-19, i pandehuri, fillimisht refuzon urdhrin e zyrtarëve policor, më pas nga xhepi nxjerr një thikë dhe gjatë arrestimit nga ana e zyrtarëve policor, të dëmtuarit V. K., i shkakton lëndime me mjet të rrezikshëm-thikë, ndërsa zyrtarët policor M.H., dhe G.K., pësojnë lëndime trupore në duar”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, më datë e vend të njëjtë, i pandehuri G.C., e sulmon personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, të dëmtuarin A.B., zyrtar policor në Rahovec, ku i pandehuri fillimisht refuzon urdhrin e zyrtarëve policor, më pas gjatë arrestimit e sulmon të dëmtuarin duke e goditur me shqelma në pjesë të trupit si dhe duke i kërcënuar zyrtarët policor me fjalë kërcënuese.
“Më datë e vend të njëjtë, i pandehuri S. J., me dashje, me forcë ka penguar personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, të dëmtuarën, zyrtaren policore A. K., ku i pandehuri, ka filluar ti pengoj zyrtarët policor në arrestimin e të dyshuarve H. A., dhe G. C., ku vazhdimisht ka tentuar t’ia largoj duart të dëmtuarës që mos të arrestohen të pandehurit”, thuhet tutje.
Me këto veprime të tre kanë kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 parafraf.5 lidhur me paragraf.1 të KPRK-së.
Prokurori i rastit, ndaj tre të pandehurve, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh., nga Gjykata kompetente, transmeton Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit