LAJMI I FUNDIT:

Kërkesë për paraburgim dhe ekstradim në SHBA

Kërkesë për paraburgim dhe ekstradim në SHBA

Prokuroria Themelore në Gjakovë, pasi ka pranuar një kërkesë të përcjellë nga ana e Interpolit, përmes së cilës është kërkuar ekstradimi i të dyshuarit R.B., nga Gjakova, nga autoritetet shtetërore të SHBA-së, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për masën e caktimit të paraburgimit kundër të pandehurit.

Sipas njoftimit për media, i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “ mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “ blerja, posedimi, shpërndarja apo shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.


“Në kërkesën për ekstradim ceket se në vitin 1998 R.B., ka hyrë në SHBA dhe ka qëndruar në mënyrë ilegale, dhe nga janari i vitit 1998 e deri në shtator të vitit 2001, dyshohet se i njëjti e ka ndihmuar vëllain e tij për të zhvilluar një ndërmarrje të prostitucionit dhe narkotikëve, në Fairbanks në Alaska”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit ka konsideruar se në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Juridik dhe Ndërkombëtar në çështjet penale dhe në bazë të marrëveshjes mbi ekstradim në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe SHBA-së, janë plotësuar kushtet për ekstradim, prandaj ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 40 ditësh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori