LAJMI I FUNDIT:

Kërkesat për transplantimin e mjekrës janë dyfishuar falë princit Harry

Kërkesat për transplantimin e mjekrës janë dyfishuar falë princit Harry
(Foto: Getty)

Një klinikë turke e flokëve pretendon se kërkesa për transplantimin e mjekrës është dyfishuar që nga publikimi i memoareve të princit Harry.

Klinika EsteNove në Stamboll pretendon se kopertina e librit me kujtime, “Spare”, e cila është shfaqur shumë në media dhe në libraritë anembanë botës muajin e kaluar, është përgjegjëse për rritjen e kërkesës për transplantimin e mjekrës.


Transplantet e mjekrës zakonisht përbëjnë vetëm 5 për qind të rreth 250 procedurave që kjo klinikë kryen mesatarisht në muaj, ndërsa tani është rritur në 10 për qind (pra, kërkesa është dyfishuar).

Ata e quajtën këtë efekti ‘Princi Harry’, sepse kopertina e librit është ajo që meshkujt kanë sjellë kohët e fundit si një shembull se si duan të duket mjekra e tyre. Për një pamje të re, ata janë gati të paguajnë deri në 2.500 funte (2.840 euro).

“Interesimi për transplantimin e mjekrës është rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit, pasi më shumë njerëz bëhen të vetëdijshëm se mund ta arrijnë këtë pamje me transplant, por javët e fundit janë shfaqur gjithnjë e më shumë meshkuj”, është shprehur bashkëthemeluesi i klinikës, Batuhan Kizilcan.

Princi Harry pranon se ai ende vë në dyshim vdekjen 'e pashpjegueshme' të Princeshës Diana
Lexo po ashtu Princi Harry pranon se ai ende vë në dyshim vdekjen 'e pashpjegueshme' të Princeshës Diana

Ai deklaroi se çdo vit rreth 50 për qind e pacientëve të tyre janë nga Britania e Madhe, kështu që nuk është për t’u habitur që fotografia e princit është shpesh një shembull i mjekrës që duan burrat.

Kizilcan pohon se çmimet e tyre janë dukshëm më të ulëta në krahasim me çmimet e Britanisë së Madhe kur bëhet fjalë për këto operacione. /Telegrafi/