LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa të mëdha për këtë Suzuki Vitara, shkaku i reklamës me editime qesharake (Video)

Kërkesa të mëdha për këtë Suzuki Vitara, shkaku i reklamës me editime qesharake (Video)

Eugene Romanovsky nga Letonia, e ka realizuar një reklamë të shkurtër, ku e shfaqë modelin Vitara të vjetër mbi 20 vjet, në skena të ndryshme.

Prej lëvizjes nëpër qiell, zhytjes në ujë, lëvizjes nëpër borë dhe ikjes nga dinozaurët, ky Suzuki kalon nëpër shumë vende të pazakonta, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, pronari po tregon mes tjerash se ka vetëm 96 kuajfuqi, por se është e afërt me ambientin dhe nuk bën ndotje të mëdha.

Megjithëse është një SUV i dorës së dytë, deri më tani ka kërkesa të mëdha për ta blerë. /Telegrafi/