LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa për largimin e menjëhershëm të masave ndaj Kosovës, analistët komentojnë rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian

Kërkesa për largimin e menjëhershëm të masave ndaj Kosovës, analistët komentojnë rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian të enjten ka miratuar një rezolutë përmes së cilës i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës.

Bashkimi Evropian kishte vendosur masa sanksionuese ndaj Kosovës për shkak të situatës në veri.


Njohësit e çështjeve politike në Kosovë mirëpresin rezolutën e votuar në Parlamentin Evropian, por që potencojnë që kjo rezolutë nuk ka ndonjë efekt juridik.

Analisti Dritëro Arifi për Telegrafin ka thënë se brenda Bashkimit Evropian ka filluar të ndryshohet qasja ndaj Kosovës.

“Parlamenti Evropian është njëri nga institucionet e Bashkimit Evropian i cili realisht edhe njeh pavarësinë e Kosovës, dhe gjithmonë kërkojnë një ndryshim të politikës të institucioneve tjera të Bashkimit Evropian, karshi Kosovës. Kjo rezolutë edhe pse është rezolutë nuk është obligative, por është një ndryshim i politikës së Bashkimi Evropian nga brenda, pra nga brenda BE-së po ndryshon qasje ndaj Kosovës”, thotë ai.

Me tej, Arifi thekson se do të ishte pozitive që të largohen masat sanksionuese ndaj vendit tonë.

“Në rend të parë duhet larguar masat kufizuese ndaj Kosovës, të cilët më të vërtetë nuk kanë kuptim, dhe e dyta ata do të kërkojnë prapë që të njihet pavarësia nga 5 vendet mos-njohëse. Kjo do ta relaksonte dialogun, dhe ndoshta do të ishte pikënisja e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes fqinjëve në Ballkanin Perëndimor. Do të ishte mirë të largoheshin masat, dhe ndoshta qeveria do të ishte me fleksibile për ndonjë kompromis”, ka potencuar ai.

Analisti konsideron se do të ishte pozitive për Bashkimin Evropian të tregohej më e butë në këtë rast, për një qëllim më të mirë.

Kurse, analisti tjetër, Arton Demhasaj thekson se masat nuk është dashur të vendosen fare ndaj Kosovës.

“Mendoj që ato masa nuk është dashur të vendosen hiq… Në anën tjetër, Serbia dihet se qëndron prapa sulmit terrorist më 24 shtator, dhe nuk janë marrë masa ndaj tyre”, theksoi ai.

Demhasaj pohoi që BE duhet larguar masat sanksionuese ndaj Kosovës.

“Sidoqoftë mendoj se duhet me u largua masat, po duke marrë parasysh që Bashkimi Evropian i ka vendos kushtet në bazë të cilës duhet që të hiqen masat e që lidhen me veriun, që janë për zgjedhjet atje, por e ka shtuar edhe kushtin marrjen e veprimeve të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, vështirë që mund të pritet që ato masa të hiqen”, ka theksuar ai.

Sipas Demhasajt, rezoluta e Kuvendit është vullnet politik, por që nuk prodhon ndonjë efekt juridik.

“Për aq kohë sa BE i ka caktuar veprimet që duhen të bëhen për me u largu masat që janë: shtensionimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve, e deri të formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe vështirë të pritet që mund të ketë ndonjë vendim për largimin e masave”, theksoi ai.

Ndryshe, në rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian i bëhet thirrje BE-së që të miratojë një qasje të balancuar për ndërmjetësimin ndërmjet palëve në dialog në mënyrë që të kapërcehet ngërçi aktual.

“(Parlamenti Evropian) mbështet normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës; i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialog me mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, bazuar në njohjen reciproke, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në një ndër pikat e kësaj Rezolute.

Kjo rezolutë po ashtu kujton se dështimi për të avancuar në normalizimin e marrëdhënieve do të ndikonte negativisht në integrimin në BE të të dy vendeve.

Kërkimin e masave sanksionuese e kanë kërkuar edhe Qeveria e Kosovës, të cilët kanë kërkuar që presioni të jetë mbi Beogradin dhe jo në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori