LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa e Kosovës për blerjen e 246 raketave “Javelin” nga SHBA-të, konfirmimi i DASH-it dhe deklaratat – por, si funksionojnë raketat anti-tank?

Kërkesa e Kosovës për blerjen e 246 raketave “Javelin” nga SHBA-të, konfirmimi i DASH-it dhe deklaratat – por, si funksionojnë raketat anti-tank?

Të enjten u bë e ditur se Kosova ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës blerjen e raketave “Javelin”, ku pas kësaj pritet edhe aprovimi nga Kongresi amerikan.

Një informatë të tillë fillimisht u bë i ditur nga ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill i cili në një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e njoftoi këtë të fundit lidhur me kërkesën e Kosovës.


Po të enjten Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Bëhet fjalë për 246 raketa të këtij lloji, që prodhohen nga SHBA-ja, sipas një njoftimi të Agjencisë amerikane për bashkëpunim në siguri.

DASH-i tha se më 11 janar administrata amerikane ka njoftuar Kongresin për propozimin e programit për Shitjet e Huaja Ushtarake (FMS) për rastin e shitjes së raketave Javelin dhe pajisjeve të tjera të lidhura me to për Kosovën.

“Departamenti Amerikan i Shtetit shpesh ka vendosur të miratojë shitjen e huaja ushtarake për Ministrinë e Mbrojtjes ës Kosovës, për përdorimin e armëve nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, tha DASH-i.

Shitja e këtyre armëve, sipas DASH-it, mbështet “politikën e jashtme dhe objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së duke përmirësuar sigurinë e Kosovës dhe zhvillimin e aftësive të saj mbrojtëse, të ndërveprueshme me NATO-n, pa ndryshuar ekuilibrin thelbësor ushtarak në rajon ose pa ndikuar në gatishmërinë mbrojtëse të SHBA-së”, tha një zëdhënës i DASH-it për Radion Evropa e Lirë.

SHBA-ja, sipas DASH-it, vazhdon të mbështesë Kosovën në transformimin “transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë shumetnike për mbrojtje territoriale, të ndërveprueshme me NATO-n, , që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile”.

Ndërkaq, nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës thanë se blerja e raketave Javelin është paraparë në kuadër të ngritjes së kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“FSK-ja është duke i ngritur kapacitetet e saj ushtarake, dhe, në këtë aspekt, ekziston një marrëveshje ushtarake e nënshkruar mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që funksionon në kuadër të programit FMS, që blerjet të realizohen nëpërmjet këtij programi. Dhe, në këtë aspekt, janë të përfshirë edhe raketa Javelin dhe disa sisteme të tjera moderne të armatimit”, ka thënë Liridona Gashi, këshilltare politike e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Programi FMS (shitjet e huaja ushtarake) është një program i ushtrisë amerikane për të ofruar ndihmë të sigurisë dhe është një “mjet thelbësor i politikës së jashtme amerikane”, thuhet në ueb-faqen e Agjecisë amerikane për bashkëpunim në siguri. Sipas këtij programi, Qeveria amerikane dhe një qeveri e huaj mund të arrijnë marrëveshje ndërqeveritare, që quhet Letër e Ofertës dhe Pranimit.

Por çfarë janë raktetat anti-tank “Javelin”  dhe si funksionojnë?

Sistemi i raketave luftarake Javelin është një sistem raketash taktik i lëvizshëm nga njeriu, me rreze të mesme veprimi që i siguron Ushtrisë Amerikane dhe Trupave Detare efekte precize të zjarrit të drejtpërdrejtë për të mposhtur tanket kryesore të betejës dhe automjetet e tjera të blinduara gjithashtu.

Ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit pas lëshimit. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë pas lëshimit dhe mund ta ngarkojnë për gjuajtjen e radhës. Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pasi të lëshohet.

Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë.

Ushtria amerikane ka prodhuar afro 38 mijë raketa të tilla deri tash. Rreth 20 deri në 25 mijë prej tyre janë përdorur në luftëra apo aksione të ndryshme – pjesa tjetër është përdorur për testime.

Blerja e sistemit raketor “Javelin”, Maqedonci: Parashihet të blihen edhe sisteme të tjera armatimi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”, ku pas kësaj pritet edhe aprovimi nga Kongresi amerikan.

Në lidhje me këtë ka folur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për Dukagjinin, i cili ka theksuar se përveç sistemit raketor “Javelin”, parashihet të blihen edhe sisteme tjera të armatimit.

“Ministria e Mbrojtjes mbështet Forcën e Sigurisë se Kosovës për t’i ndërtuar kapacitetet e mbrojtjes së territorit në koordinim me partnerët strategjikë, me theks të veçantë Shtetet e Bashkuara te Amerikës, në këtë aspekt Qeveria e Republikës së Kosovës me ShBA-të ka program bashkëpunimi për blerje ushtarake direkt me ShBA përmes programit FMS (Foreign Military Sales)”, tha Maqedonci.

“Në kuadër të këtij programi parashihen blerjet ushtarake, duke përfshirë sistemin raketor antitank ‘Javelin’, por dhe sisteme tjera të armatimit. Për sistemin ‘Javelin’ është dërguar dhe pranuar kërkesa dhe për këtë rast blerje kam diskutuar në Departamentit të Shtetit dhe Departament të Mbrojtjes. Sipas informacioneve publike që keni marrë edhe nga ambasadori Hill, kjo lëndë tashmë është përcjellë për aprovim në Kongres dhe presim vendim pozitiv”, ka thënë Maqedonci.

Ndërkaq, ish-atasheu i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhavit Gashi, ka thënë se blerja e raketës “Javelin” nuk është vetëm në favor të Ushtrisë së Kosovës, por edhe në favor të ShBA-së dhe NATO-s.

Gashi ka thënë se se pajisja me këto raketa e pozicionon Kosovën në një nivel më të sigurt të mbrojtjes.

“Rëndësia e këtij sistemi raketor është shumë e madhe, por ndoshta për të veçuar dy karakteristikat kryesore janë për shembull: udhëzuesi apo sistemi që e lejon operatorin që të kërkojë menjëherë mbrojtje pas lëshimit dhe aftësia e saj për të ndjekur një trajektore të ngritur – kjo trajektore i lejon raketës që të godasë pjesët që janë më pak të mbrojtura – kjo mundësi përmes rrezeve infra të kuqe pra që të shkatërrojë çelikun, automjetet e blinduara me trashësi çeliku prej 60 deri në 80 centimetrash”, ka thënë Gashi, për Klan Kosova.

Haradinaj: Kurti të japë llogari pse është vonuar kaq shumë me blerjen e raketave “Javelin”

E kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”.

Në një shkrim në Facebook, tha se qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe armatim tjetër.

“Po lexoj se si Kosova paska bërë kërkesë Shteteve të Bashkuara për të blerë raketa anti-tank Javelin. Lajmi do të konsiderohej sukses sikur të mos ishte i vonuar me vite! Për informimin e opinionit publik, qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe jo vetëm”, u shpreh ai.

Tutje ka hedhur akuza ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë se Kosova është vonuar në blerjen e këtyre raketave.

Dhe për këtë, thotë Haradinaj, kryeministri Kurti duhet të japë llogari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori