LAJMI I FUNDIT:

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në NATO, njohësit e sigurisë: Moment pozitiv për të lëvizur përpara

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në NATO, njohësit e sigurisë: Moment pozitiv për të lëvizur përpara

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që në Kosovë të rriten kërkesat për pranimin e vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Më i zëshmi më kërkesa ka qenë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka deklaruar se anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane, është nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.


Kërkesa e ministrit Mehaj ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare, ndërsa edhe kongresisti amerikan Ritchie Torres ka thënë se Kosova e meriton anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike.

“Në sfondin e pushtimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Kosova sërish kërkon të jetë anëtare e NATO-s. Disa javë më parë, unë avokova për pranimin e Kosovës në NATO. Bërja e gjësë së duhur nga aleatët tanë nuk ka qenë kurrë më urgjente”, kishte shkruar Torres në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Lidhur me kërkesat për anëtarësimin e Kosovës në NATO është deklaruar edhe ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati.

Kastrati në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se tani është koha e përshtatshme që Kosova të pranohet në NATO.

“Kosova qysh moti ka pasur një prej objektivave kryesore integrimin në NATO, dhe në Bashkimin Evropian, dhe kërkesat kanë qenë permanente për arsye se ne jemi të rrethuar nga shtetet që janë anëtare të NATO-s dhe është interes jetik për Republikën e Kosovës. Por tash situata ka ndryshuar me luftën në Ukrainë, dhe bota do të jetë pak më ndryshe se sa ka qenë përpara, dhe është shumë kohë e përshtatshme edhe për NATO-n, edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që Kosova të jetë në procedurë të përshpejtuar që të bëhet anëtare e NATO-s”, ka pohuar ai.

Kastrati po ashtu ka përshëndetur kërkesën e senatorit të SHBA-së, që Kosova të pranohet në NATO.

“Unë e përshëndes edhe kërkesën e senatorit të SHBA-së, që haptazi ka kërkuar që Kosova sa më shpejtë të jetë anëtare e NATO-s, sepse i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret për të qenë pjesëtare e NATO-s”, theksoi ai.

Kastrati ka thënë se në qoftë se Kosova hyn në NATO, atëherë vendi do të ishte më i sigurt.

“Në qoftë se ne hyjmë në NATO do të jetë shumë e rëndësishme, do të ishte më e sigurt, do të ishin rreziqet më të vogla, që Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës që të bëjë presion, apo të bën sulm ndaj Kosovës, dhe unë do të isha i lumtur sikur të gjithë qytetarët e Kosovës të hyjë në NATO”, tha mes tjerash ai.

Të martën gjatë një diskutimi në #TelegrafiSpace në Twitter është folur për kërkesën e Kosovës që të anëtarësohet në NATO, pas zhvillimeve të fundit që kanë në ndodhur në Ukrainë pas agresionit rus.

Eksperti i sigurisë, Lulzim Peci, gjatë diskutimit ka thënë së anëtarësimi i Kosovës në NATO do të amputonte ndikimin e Rusisë në rajon.

Po ashtu, Peci ka thënë se anëtarësimi në NATO do të sillte siguri të madhe.

“Kërkesa për anëtarësim është legjitime, dhe në këtë situatë kjo kërkesë mund të shikohet nga një anë tjetër, pasi Serbia ka marrë një qëndrim drejt rreshtimit nga Moska. Kosova qëndron mirë në një aspekt sepse neve nuk na duhet anëtarësimi në OKB që të anëtarësohem në NATO, kjo është avantazh për Kosovën, meqenëse anëtarësimi në OKB mbetet storie shumë e largët”, tha ai.

Sipas Pecit, rruga e Kosovës drejt NATO-s shkon përmes Washingtonit, katër vendeve që nuk na kanë njohur dhe dialogut me Serbinë.

“Në këtë situatë neve do të na duhej dhe një sponsor në NATO, idealisht do të ishte SHBA, Gjermania…”, theksoi ai.

Ndërkaq, analisti politik, Agon Maliqi ka komentuar zhvillimet e fundit në Ukrainë, dhe kërkesat që janë duke u bërë në Kosovë për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Maliqi në një diskutim në #TelegrafiSpace në Twitter, ka thënë se tani është një moment pozitiv për të lëvizur drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Ai ka thënë se katër shtetet që janë anëtare të NATO-s e që nuk e kanë njohur Kosovën mund ta ndryshojnë qëndrimin nëse vepron SHBA, Gjermania e Franca.

“Presioni politik është mbi Serbinë, nuk mundet më të kërcënojë me Rusinë. Argumentet janë të forta në favor të Kosovës, kemi argumentin ligjor, kemi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Është moment pozitiv, në rast se nuk ka përshkallëzim të luftës në Ukrainë, sepse ajo qe po përjetojmë është dramatike në nivel botëror”, ka potencuar ai.

Nga anëtarët e NATO-s që nuk e kanë njohur ende Kosovën janë: Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori