LAJMI I FUNDIT:

Kërçovë: Tec “Osllomej” zbraz fshatrat dhe shpërngul nxënësit (VIDEO)

Kërçovë: Tec “Osllomej” zbraz fshatrat dhe shpërngul nxënësit (VIDEO)

Dikur 40, tash vetëm katër nxënës mësojnë në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skendërbeu” në fshatin Zhubrinë të Kërçovës, njofton KlanM.

“Në shkollat periferike dukshëm ka rënë numri i nxënësve nga fenomeni i migracionit si shkak kryesor. Edhe në shkollën tonë vitet e fundit kemi shumë rënie të dukshme të numrit të nxënësve” – tha Shkëlqimi Bekteshi, drejtore e shkollës.


Se klasat kanë qenë të stërmbushura, sic njofton KlanM, dëshmom Lazam Isaku, dikur nxënës i kësaj shkolle.

“Në kohën kur isha unë fëmijë kemi qenë me dy paralele, me dy ndërrime. Kemi qenë mbi 100 nxnënës. Është një mëkat ka gjasa që shkolla të mbetet pa nxënës dhe do të mbyllet” – tha Lazam Isaku, banor i Zhubrinës.

Prej 120 familje në fshat kanë mbetur vetëm 30, e kjo për shkak ajrit të ndotur që shkaktohet nga Termocentrali Osllomej.

“Me i kontrollu ollukët janë përplot me hi të mbushura. Disa herë ka edhe dridhje, disa herë edhe diçka eksplodon, ka vibracione, ka dritare të thyera” – tha Demir Selimi, kryetar i Bashkësisë lokale.

Axhi Demir tregon se tokën e kanë shitur për 9 dinare apo një kuti cigare “Drava”.

“Një metër katror një “Dravë”, ajo ka qenë një kuti cigare. Ato cigare kane qenë më të kqijat aq edhe ato kanë paguar për tokën” – tha Demir Selimi, kryetar i Bashkësisë lokale.

Shtëpia më e largët nga ky kombinat është 200 metra. Tymi kancerogjen, sic percjell KlanM, ka marrë edhe rreth 40 jetë njerëzisht, më i riu ka qenë 20 vjeçar. Se lëshon grimca kancerogjene dëshmon i punësuari në këtë kombinat.

“Unë aty jam i punësuar 25 vite. Ato punë i njoh shumë mirë. Askush nuk e ka çarë kokën sa i përket aspektit ekologjik. Deri sot angazhimi ka qenë zero. Nuk është ndërrmarë asnjë iniciativë, kurrnifarë iniciative për të vendosur filtra që sadopak të na lehtëoje neve që jetojmë këtu” – tha Xhafer Xhaferi, i punësuar në TEC Osllomej.

Ky termocentral punon 43 vite që nga viti 1980 pikërisht në kohën e komunizmit. Atëherë, sic njoftojnë banorët, kishte ardhur udhëheqësi i komunistëve gjatë Jugosllavisë Lazar Kolishevski i cili ka blerë vendin ku më pas edhe privatizohet. /KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori