LAJMI I FUNDIT:

Kërcimi i bretkosës

Kërcimi i bretkosës

Nga: Luljeta Ademi

Vendosni një bretkosë në një enë të mbushur me ujë dhe filloni të ngrohni ujin.


Kur temperatura e ujit fillon të rritet, bretkosa rregullon temperaturën e trupit të saj.

Bretkosa vazhdon të rregullojë temperaturën e trupit të saj me temperaturën në rritje të ujit. Vetëm kur uji do të arrijë pikën e tij të vlimit, bretkosa nuk mund të përshtatet më.

Në këtë pikë, bretkosa vendos të hidhet.

Bretkosa përpiqet të hidhet, por nuk mundet sepse ka humbur të gjithë forcën për t’u përshtatur me rritjen e temperaturës së ujit. Shumë shpejt, bretkosa vdes.

Çfarë e vrau bretkosën?

Mendojeni këtë!

E di që shumë prej nesh do të thonë uji i valë. Por, e vërteta se ajo qe e vrau bretkosën ishte paaftësia e saj për të vendosur se kur duhet te dilte nga aty.

Të gjithë duhet t’u përshtatemi njerëzve dhe situatave, por duhet të dimë se kur duhet të përshtatemi dhe kur duhet të ecim më tej.

Ka raste kur duhet të përballemi me situatën dhe të ndërmarrim veprime të duhura.

Nëse ne i lejojmë njerëzit të na shfrytëzojnë fizikisht, emocionalisht, financiarisht, shpirtërisht ose mendërisht, ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Lëreni veten tuaj që të vendosë se kur të hidheni!

Le të kërcejmë ndërsa ende kemi forcë.