LAJMI I FUNDIT:

Kërcënoi Kurtin në emër të “Brigada Sever”, arrestohet një person në Zveçan

Kërcënoi Kurtin në emër të “Brigada Sever”, arrestohet një person në Zveçan

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i Policisë së Kosovës në Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një rast për veprën penale “Kanosje”, pas kërcënimeve ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe postimeve kërcënuese për dhunë në emër të grupit të quajtur “Brigada Sever” në rrjetet sociale.

Sipas informacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës, veprimet hetimore kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit, M. R. (mashkull kosovar, lindur në vitin 2004), i cili është arrestuar më 10 janar 2025 në Zveçan.

Gjatë ndalimit, ai është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe është kryer një kontroll në banesën e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie pa leje.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka njoftuar për RTK se “pas përfundimit të marrjes së deklaratës, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.”

Hetimet për rastin do të vazhdojnë nën autorizimin e prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Arrestimin e M.R. e ka bërë të ditur  edhe Veton Elshani, zv/drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, i cili ka thënë se “arrestimi është kryer për rast kanosje për interesa të krimeve të rënda në Prishtinë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Lajme
Si funksionon botoksi dhe a ka efekte anësore – dermatologia Krasniqi: Mos të aplikohet nga moshat e reja

Si funksionon botoksi dhe a ka efekte anësore – dermatologia Krasniqi: Mos të aplikohet nga moshat e reja

Shëndetësi
Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Lajme
Prej sot marketet me më shumë se 10 të punësuar duhet t'i publikojnë çmimet e produkteve në ueb-faqe

Prej sot marketet me më shumë se 10 të punësuar duhet t'i publikojnë çmimet e produkteve në ueb-faqe

Lajme
Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Lajme
Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Lajme
Kalo në kategori