LAJMI I FUNDIT:

Kërcënohet me vdekje politikani serb Nebojsha Joviq në veri, tërhiqet nga politika dhe ‘zhduket’

Kërcënohet me vdekje politikani serb Nebojsha Joviq në veri, tërhiqet nga politika dhe ‘zhduket’

Lideri i “Lëvizjes për mbrojtjen e Kosovës”, Nebojsha Joviq është tërhequr nga politika pasi është kërcënuar me vdekje.

Ai së bashku me familjen e tij ka disa ditë që nuk janë parë më në vendin e tij të lindjes, në veri të Mitrovicës, ndërsa për vendndodhjen e tyre nuk di askush.


Burime të KosovaPress bënë të ditur se më 14 qershor në orët e vona të natës, 6 persona të armatosur dhe me maska, kanë hyrë me forcë në banesën e Joviqit që ndodhet në rrugën “Knjaz Milos” në veri të Mitrovicës, që dyshohet se synim kanë pasur vrasjen e tij, mirëpo përveç bashkëshortes dhe dy fëmijëve, ai nuk është gjetur aty.

Sipas këtyre burimeve, atij edhe në të kaluarën i është tërhequr vërejtja disa herë që ta ndërpresë aktivitetin e tij politik, por që ai nuk është ndalur.

“Ky tipi nga Kopaoniku (Millan Radoiçiq) i ka dërguar njerëzit e tij nga Serbia për ta likuiduar Joviqin, por nuk e kanë gjetur në banesë. Bashkëshorten dhe dy fëmijët ia kanë maltretuar dhe ju kanë thënë se sapo ta gjejnë do t’ia mbyllin gojën përgjithmonë. Ai dhe familja e tij tashmë janë larguar dhe e kanë braktisur Kosovën. Askush nuk e di se ku ndodhen”, bënë të ditur KP.

Ish-bashkëpunëtori i Oliver Ivanoviqit thotë se u kërcënua me vdekje, Joviq: Largohem nga politika
Lexo po ashtu Ish-bashkëpunëtori i Oliver Ivanoviqit thotë se u kërcënua me vdekje, Joviq: Largohem nga politika

Po ashtu, KosovaPress ka provuar për disa ditë me radhë të kontaktojë me Nebojsha Joviq, por pa sukses, ndërsa telefoni i tij vazhdimisht nuk ka qasje.

Madje, ai nuk ka qasje as në rrjetet sociale, në të cilat ka qenë shumë aktiv, por që me gjasë i ka mbyllur të gjitha.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Veton Elshani bëri të ditur se policia nuk është në dijeni për rastin.

“Policia nuk ka informacion dhe askush nga qytetarët deri tash nuk ka raportuar një rast të tillë në polici”, u shpreh Elshani.

Ndryshe, Joviq ka qenë ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të politikanit të vrarë serb Oliver Ivanoviq, ndërsa kohët e fundit në paraqitjet e tij të shumta publike, ka deklaruar se “Lista Serbe ka humbur kredibilitetin dhe se nuk mund ta përfaqësojë më popullin serb të Kosovës”.

Ai ka udhëhequr protestën e 13 qershorit në veri të Mitrovicës kundër arrestimit të Millun Milenkoviq – Llune nga ana e Policisë së Kosovës, me ç’rast ka brohoritur “tradhti”, “tradhti”, si dhe fjalë të rënda në adresë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori