LAJMI I FUNDIT:

Kërcënohet kryeshefi i Postës së Kosovës

Kërcënohet kryeshefi i Postës së Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës, Rafet Jashari është kërcënuar sot.

Kështu bëjnë të ditur burime të Telegrafit brenda këtij institucioni.


Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 12:00 ka pranuar informatën për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës të Kosovës, në Prishtinë.

Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u  intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore. /Telegrafi/