Derisa parashikimet shkencore të efekteve të ndryshimeve klimatike po bëhen më të fuqishme, kërcënimet e paraqitura nga stuhitë ekstreme, përmbytja katastrofale, valët e nxehtësisë dhe thatësira janë bërë më të qarta dhe më të frikshme.
Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës ka parashikuar që temperaturat globale, mund të rriten për 1.5 gradë Celsius deri në vitin 2040, transmeton Telegrafi.
Deri në fund të këtij shekulli, temperaturat mund të ngjiten edhe më lartë, duke shkaktuar katastrofë në disa zona. Si pasojë, në të ardhmen, qytetet që janë të prira për përmbytje ose valë nxehtësie, mund të pësojnë kushte shumë më të rënda – dhe potencialisht fatale – të motit.
Duke pasur parasysh këtë, shkencëtarët kanë filluar të tregojnë vendet që mund të bëhen të pajetueshme për njerëzit deri në vitin 2100.
Këto 11 qytete të mëdha, që tashmë janë duke parë efektet shkatërruese të ndryshimit të klimës.
Më shumë se 3.3 milionë banorë të Miami, mund të përballen me përmbytje katastrofike deri në vitin 2100
Në një studim të botuar në vitin 2016 në revistën Nature Weather Change, Mathew Hauer parashikoi rrezikun e rritjes së nivelit të detit në kontinentin amerikan.
Ai zbuloi se nga viti 2010 deri në 2100, më shumë se 13 milionë njerëz mund të ekspozohen ndaj rritjes së nivelit të detit deri në 1.8 metra. Nga ata banorë, rreth një e katërta janë në qarqet Miami-Dade dhe Broward në Florida.
Përballë këtij skenari katastrofik, Miami mund të mos jetë në gjendje të përgatitet siç duhet, tha Hauer për Business Insider.
“Unë jam i gjatë 1.8 metra”, ka thënë Hauer, duke shtuar se “është nivel i detit, i lart sa gjatësia ime trupore”.
New Orleasn do jetë gjithashtu nën ujë
Studimi i Huaer, sjellë Telegrafi, ka bërë të ditur se mes qyteteve të mëdha të Shteteve të Bashkuara, edhe New Orleans mund të përmbytet.
Nëse niveli i detit do të rritej për vetëm 90 centimetra, më shumë se 100 mijë banorë të New Orleans – rreth një e treta e popullsisë së qytetit – mund të përmbyten.
“Kur filloni të merreni me shtrëngata e stuhi, përmbytjet e baticës, si dhe të gjitha fenomenet tjera natyrore që i përcjellin”, tha Hauer, “rritet numri i popullatave që preken prej tyre”.
Çikago mund të përjetojë një tjetër valë të nxehti, në çdo moment
Shkencëtari i klimës në Universitetin e Miçiganit, Richard Rood ka bërë të ditur se Çikago është një nga shtetet me klimën më të nxehtë në Shtetet e Bashkuara.
Më 1995, një valë e rrezikshme e nxehtësisë, vrau më shumë se 700 njerëz.
Në atë kohë, temperaturat e jashtme arritën në 41 gradë Celsius, ndërsa temperaturat me llambë të lagësht – që përmban nxehtësinë dhe lagështinë – arritën 29 gradë. Studimet kanë gjetur se ekspozimi ndaj temperaturës me llambë të lagësht, në më shumë se 35 gradë mund të jetë fatale, pasi trupi i njeriut nuk mund të ftohet vet.
Rood ka thënë se një valë nxehtësie e këtij niveli, mund të ndodhë përsëri në çdo kohë në Çikago, që ka lagështi të lartë në verë dhe nxehtësi të rregullt kontinentale.
Temperaturat verore në Dubai, mund të ngrihen deri në 45 gradë Celsius deri në vitin 2070
Një studim i vitit 2015 nga shkencëtarët në MIT, e identifikoi Gjirin Persik si “pikë rajonale”, ku ndryshimet klimatike mund të kërcënonin rëndë jetën.
Studimi zbuloi se qytetet e Gjirit si Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të përjetonin temperaturë deri në 45 gradë Celsius, deri në vitin 2070, derisa temperatura me llamba të lagura mund të tejkalojnë pragun fatal – 35 gradë – një herë në çdo dekadë ose dy pas kësaj.
Në postimin e një blogu në Australi gjatë vitit 2016, banorët e Dubait kishin thënë se shmangin daljen jashtë nga qershori deri në shtator.
“Kur dilni jashtë nga një dhomë me ajër të kondicionuar, është pak a shumë si të hapni një derë të furrës, kur të jeni shumë afër”, ka thënë një banor. “Ajri i nxehtë ju godet menjëherë”.
Temperaturat ditore në Abu Dhabi, mund të bëhen të padurueshme pas vitit 2070
Studimi i MIT e rendit gjithashtu Abu Dhabin në Emiratet e Bashkuara Arabe, si një nga qytetet më të prekshëm nga nxehtësia ekstreme.
Në vetëm gjysmë shekulli, kanë thënë studiuesit, sjellë Telegrafi, temperaturat e nxehta të regjistruara në Abu Dhabi, do të jenë shumë më të larta se ato që janë regjistruar më parë.
Temperatura më e lartë, e regjistruar në këtë rajon është 52 gradë Celsius.
Deri në vitin 2070, banorët mund të përballen edhe më shpesh me këtë nivel të nxehtësisë.
Zona të mëdha në Xhakartë të Indonezisë, mund të përmbyten deri më 2050
Për më shumë se një dekadë, një rrjedhë e vazhdueshme përmbytjesh shkatërroi shtëpi, automjete dhe biznese në Xhakartë, që është kryeqyteti i Indonezisë.
Në vitin 2007, një përmbytje mbyti rreth 80 banorë dhe përmbyti rreth 70,000 shtëpi. Pastaj më 2013, afro 50 njerëz vdiqën, pasi shirat e dendur shkaktuan shkatërrimin e një dige.
Përmbytjet ishin shkatërruese, sepse pothuajse gjysma e Xhakartës, ndodhet nën nivelin e detit.
Qyteti po fundoset gjithashtu deri në 17 centimetra në vit, duke e bërë atë gjithnjë e më të ndjeshëm ndaj rritjes së nivelit të detit. Deri në vitin 2050, sjellë Telegrafi, studiuesit vlerësojnë se 95% e Xhakartës së Veriut do të jenë nën ujë.
Për të luftuar këtë çështje, presidenti i Xhakartës ka aprovuar një plan për të transferuar kryeqytetin në East Kalimantan, një provincë në ishullin e Borneo.
Shangai i Kinës mund të ketë temperatura shumë të larta pas vitit 2070
Rrafshina e Kinës së Veriut, që është shtëpia e rreth 400 milionë banorëve, deri në fund të shekullit, mund të pësojë nivele fatale të nxehtësisë.
Një studim i vitit 2018, i botuar në Nature Communications bëri të ditur se kjo zonë mund të ketë disa valë të mëdha nxehtësie nga 2070 deri në 2100.
Pritet që Shanghai – qyteti i tretë më i populluar, me rreth 25 milionë banorë – të jetë një nga qytetet që preket më shumë. Studiuesit zbuluan se në atë periudhë 30-vjeçare, mund të ketë të paktën pesë raste të temperaturave që tejkalojnë pragun fatal të llambës së lagësht, me mbi 35 gradë Celsius.
Tymi që do të mbijetojë në Pekin, do ta bëjë të pamundur jetesën aty
Si shumë qytete të mëdha, Pekini është një emetues kryesor i gazrave të serrës, të cilat gjithashtu kontribuojnë në ndotjen e ajrit.
Qyteti është i njohur për periudha të shpeshta tymi, që detyron vendasit të vënë maska në fytyrë. Ndotja është më vdekjeprurëse sesa pirja e duhanit, që vret afro 15 herë më shumë njerëz sesa luftërat dhe dhuna së bashku.
Sipas një studimi të vitit 2015, 9 milionë njerëz vdiqën para kohe nga sëmundjet e lidhura me ndotjen, që përbëjnë 16 për qind nga të gjitha vdekje në mbarë botën.
Banorët në New Delhi të Indisë, mund të pësojnë më shumë të përziera dhe dhimbje koke për shkak të tymit
Goditja e nxehtësisë, është gjithashtu një rrezik në ditët e nxehta.
Temperaturat ekstreme në Delhi, janë të ngjashme me ato në Pekin dhe Shangai.
Një analizë e vitit 2017 zbuloi se temperaturat me llamba të lagështa në qytetet e Azisë Jugore si Delhi, mund të arrijnë 35 gradë Celsius – pika në të cilën ato bëhen fatale – deri në 2100. Një skenar si ky, ka tendencë të ndodhë çdo 25 vjet.
Analiza zbuloi se rreth dy për qind e popullsisë indiane, aktualisht është e ekspozuar ndaj temperaturave me llambë të lagësht prej 32 gradë.
Deri në fund të shekullit, kjo rritje mund të jetë deri në 70 për qind më e lartë. Për më tepër, ajri me tym mund të shkaktojë skuqje të lëkurës, të përziera dhe dhimbje koke.
Përmbytjet po e zhveshin tokën në Bangladesh
Bangladeshi është një nga vendet më të rrezikuara kur bëhet fjalë për ndryshimin e klimës. Ky shtet është i prirë ndaj valëve të nxehtësisë, ndërsa tashmë po lufton me përmbytje shkatërruese.
Në verën e vitit 2017, përmbytjet prekën më shumë se 8 milionë banorë, mbyturën rreth 140 njerëz dhe dëmtuan gati 700,000 shtëpi. Për çdo vit, sjellë Telegrafi, erozioni i lumenjve detyrohen zhvendosjen e afro 200 mijë njerëzve në Bangladesh.
Rritja e nivelit të detit deri në tri metra, do të bënte që nga ky shtet të zhduket rreth 20 për qind e tokës. “Rritja e nivelit të detit tashmë është vërtet serioze”, tha Rood. Sipas tij, sa më shumë që ka stuhi, bëhet edhe më e vështirë, për shkak të numrit të madh të banorëve.
Shumë refugjatë të ashtuquajtur të klimës, po ikin nga Bangladeshi për në Dhaka, kryesisht nga fshatrat rurale, ndërsa zona është shumë e ndjeshme ndaj përmbytjeve, veçanërisht gjatë sezonit monsuneve.
Lagos i Nigerisë po rritet me shpejtësi, përkundër kërcënimit nga rritja e nivelit të detit
Popullsia e Lagos mund të rritet, por qyteti po bëhet edhe më i prekshëm nga ngritja e nivelit të detit.
Hauser tha se Lagos është veçanërisht i ndjeshëm ndaj përmbytjeve, për shkak të terrenit të tij të ulët dhe vendndodhjes në shtrati lumi.
Në vitin 2016, studiuesit gjetën se Lagos mund të përballej me 260 mijë vdekje për shkak të përmbytjeve, që mund të ndodhin në 10 vitet e ardhshme. Sipas Rood, sjellë Telegrafi, numri i rritur përmbytjeve dhe moti ekstrem në qytete si Lagos, mund të vështirësojë rimëkëmbjen e zonave pas çdo ngjarje.
Por, njëjtë sikurse Hauser, ai tha se efektet e katastrofave klimatike, mund të zbuten me planifikimin dhe infrastrukturën e duhur. “Probabiliteti juaj për përfshirje në aksident automobilistik, është relativisht i ulët, megjithatë ne vendosim rripa sigurie”, tha Hauser. “Mundësi e vdekjes, për çdo vit është e ulët, megjithatë ju paguani polisat e sigurimit”.
Në mënyrë të ngjashme, qytetet duhet të planifikojnë për rritjen e temperaturave dhe nivelin e detit, tha ai. “Ne kemi mjaft shembuj, se nëse përgatitemi për këto raste urgjente të nxehtësisë, atëherë mund t’i mbijetojmë”, ka thënë Rood. “Pyetja për mua është: A ka mundësi që ato të bëhen aq të shpeshta, sa që nuk ia vlen më?” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëScholz dhe Putin biseduan për herë të parë që nga viti 2022
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare
ISW: Putini është i shqetësuar për problemet e mëdha që do të godasin Rusinë vitin e ardhshëm
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Arrestohet ministri kroat i Shëndetësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët