LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimet e Iranit, Rama: Jemi në duart e sigurta, aleanca me SHBA-të e panegociueshme

Kërcënimet e Iranit, Rama: Jemi në duart e sigurta, aleanca me SHBA-të e panegociueshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët në Vjenë, ku ka folur për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe rreziku që mund t’i kanoset Shqipërisë.

Shqipëria ka strehuar muxhahedinë të përndjekur nga regjimi iranian, por Rama thotë se kjo çështje nuk është në raport të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, por ai shton se Shqipëria është në kontakt me aleatët strategjikë si dhe deklaroi se aleanca me SHBA është e panegociueshme, njofton Abc News.


“Së pari kjo është një temë dhe një çështje që nuk është e re për ne në raport me Iranin. Kemi marrë një veprim që i bën nder Shqipërisë që është në vazhdën e traditës shqiptare. Që është në vazhdën e një aleance strategjike të panegociueshme me SHBA për të mikpritur dhe hapur dyert një grupi njerëzish, që janë në rrezik për jetën. Si dhe sic shkruhet në marrëveshjen që ne kemi bërë ata janë në Shqipëri në vazhdën e një misioni humanitar. Ne kemi jetuar në diktaturë, dhe e dimë shumë mirë si veprojnë diktaturat, si veprojnë regjimet totalitare dhe sa janë të obseduar për të kontrolluar gjithçka, për të asgjësuar mundësisht çdo kundërshtar në gjithë globin”.

Khamenei përmend Shqipërinë: Vend i vogël i djallëzuar evropian që strehon tradhtarët e Iranit
Lexo po ashtu Khamenei përmend Shqipërinë: Vend i vogël i djallëzuar evropian që strehon tradhtarët e Iranit

“Shqipëria e diktaturës ishte vend shumë i vogël me resurse shumë minimale përballë Iranit të sotshëm, dhe kishte një kundërspiunazh të jashtëzakonshëm, që vepronte në gjithë zonat dhe në gjithë pikat ku kishte armiq të regjimit. Kjo nuk ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë, dhe nuk kemi pse të besojmë këtë, sepse jemi në kontakt permanent me aleatët. Kur bie puna te divergjenca jemi në duar të sigurta sa i përket kësaj. S’kemi arsye objektive të besojmë që ka një ekspozim të veçantë, por sigurisht që jemi të angazhuar në përditshmëri për këtë proces”, tha Rama.