LAJMI I FUNDIT:

Khamenei përmend Shqipërinë: Vend i vogël i djallëzuar evropian që strehon tradhtarët e Iranit

Khamenei përmend Shqipërinë: Vend i vogël i djallëzuar evropian që strehon tradhtarët e Iranit

Lideri suprem fetar i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei komentoi me tone të forta sulmet që vendi i tij ndërmori ndaj dy bazave ushtarake në Irak ku qëndronin ushtarë të SHBA dhe të NATO-s.

Duke folur për marrëdheniet mes vendit të tij dhe SHBA apo edhe aleatët e amerikanëve në vendet arabe dhe zona të tjera të botës, Ali Khamenei në fjalën e gjatë në televizionin publik, në mes rreshtash i dedikoi një hapësirë edhe Shqiperisë.


Duke mos përdorur emra, por duke thene ne menyrë eksplicite “një vend shumë te vogël, por i djallëzuar europian, ku amerikanët bashkepunojne me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”,

“Është një vend shumë i vogël por i djallëzuar evropian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike.Dhe plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar. Agjentë armiq nisën të zbatojnë planin për të sabotuar, vrarë dhe për të shkatërruar si qeverinë ashtu dhe kushtetutën tonë”, tha mes të tjerash në televizionin shteteror gjatë një fjalimi të gjatë Khamenei, raportojnë mediat shqiptare.

Natyrisht në të gjithë këtë retorike ështe e qartë dhe e kuptueshme që lideri supreme Iranian i referohet Shqipërisë pasi në Evropë, Shqipëria është i vetmi vend që strehojmë muxhahedinë, të cilët Khamenei i konsideron armiq e tradhëtare të kombit.

Opozitarët e MEK janë strehuar në Manzë të Durrësit pas një kerkese të departamentit amerikan të shtetit.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori