LAJMI I FUNDIT:

Kërcënime për bomba në shkollat e veriut, Policia: Jemi duke i evakuuar nxënësit dhe punonjësit

Kërcënime për bomba në shkollat e veriut, Policia: Jemi duke i evakuuar nxënësit dhe punonjësit

Alarm për bombë ka pasur sot në mëngjes në shkollat e katër komunave veriore të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Bane Radoviq, ka deklaruar për Telegrafin se email-a për bomba kanë ardhur pothuajse në të gjitha shkollat në veri.


Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës është duke i evakuuar nxënësit dhe punonjësit.

“Po, kanë ardhur e-maila për kërcënime me bomba pothuajse për të gjithë shkollat në veri të Kosovës. Policia e Kosovës është duke i evakuuar nxënësit dhe punonjësit dhe po i siguron vendet. Deri në ardhjen e ekipeve të deminimit nga Prishtina dhe KFOR-i”, ka deklaruar Radoviq.

Ndryshe, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, alarm për bombë ka pasur edhe në disa shkolla në rajonin e Gjilanit.

Ky alarm është dërguar në adresë të shkollave në Novobërdë, Kamenicë e Ranillug, përmes email-it.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për Telegrafin se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranu informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës dhe Ranillugut , se përmes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shpërthyes)”.

“Për momentin nuk ka vend për panik. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, ka deklauar Hashani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori