LAJMI I FUNDIT:

Kërcënim për sulm me bombë në Universitetin e Harvardit

Kërcënim për sulm me bombë në Universitetin e Harvardit

Universiteti i Harvardit sot në mëngjes ka pranuar një kërcënim me bombë.

Pas këtij kërcënimi, Policia ka evakuuar banorët nga disa ndërtesa, të cilat gjenden në afërsi të tij, ndërsa sot ishte planifikuar që të mbaheshin provimet përfundimtare për nxënësit e vitit të parë në këtë universitet, transmeton KP.


Aktualisht nuk ka informacione të mëtejme lidhur me rrezikun nga sulmi, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se me kohë do të lajmërojnë studentët, që të kthehen në universitet.