LAJMI I FUNDIT:

Keqtrajtonte djalin, arrestohet babai në Gllogoc

Keqtrajtonte djalin, arrestohet babai në Gllogoc
Foto: Ilustrim

Një person kishte raportuar se djali i tij ishte zhdukur, por pasi djali i ishte kthyer ata janë janë lajmëruar në polici për të raportuar kthimin e tij, por aty djali ksihte treguar keqtrajtimin që ia bënte babai.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 12:05, në Gllogoc.


Siç thuhet në raport, pas deklaratës së djalit se babai e keqtrajtonte, policia me urdhër të prokurorit e kanë dërguar babain në mbajtje, ndërsa djalin në strehimore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, i cili fillimisht kishte raportuar djalin e tij si të zhdukur, por rreth orës 12:05 në stacion është paraqitur i dyshuari se bashku me djalin e tij për ta lajmëruar që djali ishte kthyer. Gjatë intervistës ishte kuptuar se djali ishte larguar për t’i ik keqtrajtimit nga  prindi i tij, i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa fëmija i mitur dërgohet në strehimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/