LAJMI I FUNDIT:

Keqpërdorimet me subvencione, Haxhiu: Abuzuesit do të dalin para drejtësisë

Keqpërdorimet me subvencione, Haxhiu: Abuzuesit do të dalin para drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përshëndetur aksionin e sotëm të policisë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ku janë arrestuar disa zyrtar për keqpërdorim me subvencione.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë.


Aksion i policisë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, arrestohen disa persona
Lexo po ashtu Aksion i policisë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, arrestohen disa persona

“Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi. Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë!”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se shteti i së drejtës nuk ka alternativë.

Ndryshe sot Policia e Kosovës ka zhvilluar aksion në AZHB lidhur me keqpërdorimet me subvencione. Ky aksion ishte vazhdim i aksionit të mëhershëm që kishte ndodhur në fillim të këtij vitit ku ishin arrestuar mbi 10 zyrtarë./Telegrafi/