Fabrika e këpucëve Solid në Suharekë ka nisur me sukses eksportin e parë të këpucëve për në Rumani dhe Serbi përkundër faktit se këto dy shtete ende nuk e kanë pranuar shtetësinë e Kosovën.
Në nisjen e eksporteve kanë marr pjesë edhe një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve i udhëhequr nga kryetari Agim Shahini.
Sipas njoftimit, Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se eksporti i prodhimeve “Made in Kosova” për në Rumani dhe Serbi, shtete këto që se kanë njohur Kosovën ka rëndësi të madhe. Sipas tij kjo po bëhet falë diplomacisë ekonomike të Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Edhe pse vështirësitë për qarkullim në këto dy shtete janë evidente, bizneset e tyre po i vlerësojnë lart prodhimet e Kosovës”, tha Shahini.
Ai tha se AKB-ja në vitin 2012 e këtej kanë lobuar fuqishëm në Rumani, që prodhimet e Kosovës të eksportohen atje. Kjo është një rezultat dhe e arritur për të gjithë Kosovën.
“Prodhimi cilësor ka gjetur ato tregje dhe kjo është një rezultat i fuqishëm që produktet e Kosovës të depërtojnë atje ku as institucionet e shtetit e shpesh herë as qytetarët nuk aritur të depërtojnë”, tha Shahini.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se institucionet tona duhet ta ndërrojnë mentalitetin për avancimin e prodhuesve vendës, në atë mënyrë që të marrin tregje të huaja dhe të rritet fuqia konkurruese.
Ai tregoi se prodhuesit po përballen me vështirësi të shumta dhe që institucionet e kanë për obligim që të krijojnë klimë më të favorshme për prodhuesit vendës e të cilët janë ardhmëria e vendit.
Ahmet Kuqi, nga fabrika e këpucëve Solid tha se po nisin eksportin e mbi dy mijë palë këpucësh për në Rumani dhe mbi një mijë palë të tjera për në Serbi.
“Eksporti po realizohet me mbishkrimin apo deklaracionin “Made in Kosova”. Për në Rumani po eksportojmë për herë të parë, ndërsa në Serbi po vazhdojmë eksportet tash tre vjet me radhë dhe pa asnjë problem do të vazhdojë eksporti “, tha Kuqi./KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak