Keni shpesh mavijosje? Arsyet e mundshme pse ato shfaqen papritur

Një mavijosje më së shpeshti shfaqet gjatë një goditjeje që shkakton dëmtim të lëkurës ose indeve nën lëkurë. Megjithatë, një mavijosje mund të ndodhë edhe pa goditje dhe si e tillë mund të jetë një shenjë se keni një problem të caktuar shëndetësor.
Duke qenë se lëkura nuk është e dëmtuar nga jashtë, nuk do të shihni të ashtuquajturën gjakderdhje të jashtme. Megjithatë, enët e gjakut nën lëkurë janë të dëmtuara dhe do të shkaktojnë gjakderdhje. Në fillim, mavijosja duket e kuqe ose vjollcë, dhe më vonë bëhet blu, jeshile, kafe ose e verdhë.
Hematologia Dana Angelini shprehet se është normale të shihen mavijosje të vogla në krahë dhe këmbë, por të nxirat e paprovokuara në trup, shpinë apo fytyrë, mund të jenë shkak për ndonjë problem shëndetësor.
Përveç lëndimeve, mavijosjet mund të shkaktohen edhe nga ilaçet, si aspirina, ibuprofeni dhe antidepresivët, si dhe ato që hollojnë gjakun. Edhe suplemente të caktuara, si xhensen, ginko dhe vaj peshku mund ta shkaktojnë këtë fenomen. Shkaqe të tjera të mundshme të mavijosjes është edhe mungesa e vitaminës B12, C ose K.
Gjithashtu, vëmendje duhet t’i kushtohet një çrregullimi të gjakut siç është e ashtuquajtura sëmundja Von Willebrand, hemofilia ose një çrregullim tjetër i ngjashëm i koagulimit të gjakut. Përveç kësaj, marrja drastike e alkoolit dhe kequshqyerja mund të shkaktojnë mavijosje.
Vizita te mjeku është e nevojshme nëse mavijosja juaj nuk largohet edhe pas shtatë ditësh, nëse ndodhet në një pjesë të trupit ku ka një probabilitet të ulët për lëndim dhe nëse vazhdon të kthehet. Nëse mjeku juaj nuk e njeh shkakun e mavijosjes, është e nevojshme t’ju urdhërojë për një analizë të detajuar të gjakut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë