LAJMI I FUNDIT:

A keni dëgjuar për programin e çerdhes në American School of Kosova?

A keni dëgjuar për programin e çerdhes në American School of Kosova?

Përgatitja e fëmijëve që në vitet e hershme ka rëndësi kyçe në zhvillimin e mëtutjeshëm të tyre.

Përvetësimi i aftësive të ndryshme fillon që në vitet e para dhe rezultati që e arrijnë në këtë periudhë reflekton në çdo fazë të jetës së tyre.

Zhvillimi i imagjinatës, aftësive të komunikimit, eksplorimit, krijimtarisë dhe ndërveprimit, janë disa nga aftësitë që American School of Kosova nxitë tek fëmijët përmes planprogramit të çerdhes që fillon prej 2 vjeç.

Ambienti i këndshëm, lojërat, ushqimi dhe marrëdhënia e ngushtë me edukatoret janë vetëm disa prej qështjeve kryesore për të cilat ASK është kujdesur që të jenë në nivelin e duhur dhe fëmijëve mos t’u mungojë asgjë dhe të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Programi i çerdhes së ASK-së për fëmijë fokusohet që të sigurojë një përvojë fillestare pozitive të të mësuarit për çdo fëmijë, gjë që i garanton fëmijës sukses të hershëm dhe i hap rrugën për një fillim pozitiv të të gjithë përvojës së të mësuarit.

Kështu, American School of Kosova përdorë një planprogram që ka lojën dhe argëtimin si bazë për të mësuar, duke stimuluar kurreshtjen tek fëmijët, imagjinatën, aftësitë krijuese dhe bashkëpunimin me të tjerët, gjë që zgjeron potencialin dhe hap mendjen e tyre që në vitet e hershme.

Për më shumë informata vizitoni faqen zyrtare të ASK në Facebook, uebsajtin http://www.askosova.org ose kontaktoni në email: info@askosova.org dhe numrin e tel: +383 38 228 288

Artikull i sponzorizuar