LAJMI I FUNDIT:

Keni mbetur shtatzënë dhe prisni të lindni binjakë, por befas njëri binjak dështon: Çfarë ka ndodhur në të vërtetë

Keni mbetur shtatzënë dhe prisni të lindni binjakë, por befas njëri binjak dështon: Çfarë ka ndodhur në të vërtetë

Kjo sindromë nuk është e rrallë

Kur në shtatzëni prisni binjakë është shumë emocionuese për çdo nënë, mirëpo shpesh shoqërohet edhe me një sërë komplikimesh dhe rreziqesh.


Sindroma e humbjes së binjakut është një ndër komplikimet e tilla dhe kjo përfshin humbjen e njërit fetus, që, fatkeqësisht, nuk është dukuri e rrallë.

Kjo gjendje e cila shfaqet në shtatzëni shumëfishta, ku njëri fetus (apo më shumë se një në rastin e shtatzënisë së trefishtë apo të katërfishtë) zhduket në mënyrë intrauterine para lindjes, transmeton Telegrafi.

Supozohet që indet e shpenzuara i merr ose placenta, ose binjaku tjetër për t’u ushqyer.

Shtatzënia e shumëfishtë ndodh në 3 deri në 5 raste në 100 shtatzëni, ndërsa të dhënat statistikore për sindromën e binjakëve të humbur tregon që rreth 20 – 25 për qind të këtyre shtatzënive të shumëfishta dëshmon fenomenin e sindromës së binjakëve të humbur.

Kur shfaqet sindroma e binjakëve të humbur?

Shumë herët, në tremujorin e parë dhe shumë rrallë shkakton çfarëdo komplikimesh te nëna, pos ngërçeve të buta/dhembjeve në abdomen apo gjakrrjedhje vagjinale.

stock photo

Çfarë ndikon në këtë sindromë?

Shkaktari i saktë i sindromës nuk është i përshkruar. Indet e placentës pas lindjes së një binjaku të shëndetshëm u studiuan në detaje dhe u vu re se arsyet kryesore të zhdukjes së njërit binjak janë keqformimet e zhvillimit dhe anomalitë kromozomale, më saktë, kryesisht është natyra gjenetike e problemit.

Gjithashtu, gjendja e placentës mund të jetë shkaktari. Binjaku tjetër zakonisht është i shëndetshëm.

Shenjat dhe simptomat

Sindroma e binjakëve të humbur në shtatzëninë e hershme mund të jetë plotësisht asimptomatike për nënën. Në shtatzëninë e vonë, mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me ato të një aborti. Kjo përfshin:

▪ Ngërçe në stomak
▪ Gjakderdhje vagjinale
▪ Dhimbje e shurdhër në zonën e legenit
▪ Niveli i ulur i Beta HCG
▪ Kontaktoni mjekun tuaj nëse keni ndonjë nga këto simptoma.

Çfarë ndodh me foshnjën e dytë, të mbijetuar?

Një binjak që zhduket herët në shtatzëni, rrallë prek binjakun tjetër. Megjithatë, nëse zbulohet më vonë gjatë shtatzënisë, fetusi i mbijetuar mund të jetë në rrezik më të madh të kufizimit të rritjes intrauterine.

Lindja e parakohshme mund të jetë një rrezik për nënën, përveç gjakderdhjes jonormale dhe infeksionit. Disa studime sugjerojnë se binjaku i mbijetuar mund të ketë një rrezik më të lartë të paralizës cerebrale pas lindjes.

Si mund ta parandaloj sindromën e humbur të binjakëve?

Duke qenë se shkaku kryesor është një anomali gjenetike ose kromozomale, nuk ka një parandalim specifik. Sindroma e binjakëve të humbur është një ndërlikim i rrallë dhe i pashmangshëm i disa shtatzënive të shumëfishta.

Diagnoza në kohë dhe kujdesi i duhur mjekësor mund të garantojnë sigurinë dhe mirëqenien e nënës dhe binjakut të mbijetuar. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ

LEHTËSONI DHIMBJET E BEBIT TUAJ

Prindër dhe fëmijë
Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Moda
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Shtatzëna
Kalo në kategori