LAJMI I FUNDIT:

A keni dëgjuar për racat doodle? Ne ju prezantojmë racat e reja të qenve që kanë një gjë të përbashkët!

A keni dëgjuar për racat doodle? Ne ju prezantojmë racat e reja të qenve që kanë një gjë të përbashkët!

I kanë kryqëzuar dy raca, ato ngjajnë në mënyrë të papërmbajtshme me një arush pelushi. Shikoni se për çfarë race bëhet fjalë!

Me dy prindër të racës së pastër dhe një prejardhjeje të fortë nga të dyja anët, qentë poodle dhe qentë doodle nuk bëjnë përjashtim. Thjesht njerëzit i adhurojnë!


Racat doodle janë raca hibride të krijuara nga kryqëzimi, e keni marrë me mend: poodle, e madhësive të ndryshme dhe raca të tjera, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, çdo lloj kontribuon me disa nga karakteristikat e veta në pamjen dhe karakterin e qenit doodle. Pra janë: labradoodle, goldenudoodle, jorkidoodle, shepadoodle, bernardoodle dhe shumë të tjera.

Meqenëse edhe poodle dhe retrevieri i artë rangohen si pesë top racat e qeneve më inteligjentë, kjo përzierje rezulton me racën e cila trajnohet lehtë, dhe e cila dëshiron ta kënaqë pronarin.

Natyra miqësore është trashëguar nga retrieveri, kështu që ata janë një zgjedhje e shkëlqyer e racës për jetën familjare.

Labradoodle është një racë që shquhet për karakteristikat e saj. Këta qen mund të jenë “qentë ndihmës” të dobishëm dhe gjithashtu qimet e tyre nuk shkaktojnë probleme alergjike.

Bernedoodle mund të jetojë deri në 18 vjet! Ai është pasardhës i qenit të malit, Shën Bernardit, jetëgjatësia e të cilit është rreth 7 vjet dhe është veçanërisht i mirë me fëmijët.

Sheepadoodles janë një nga më të mëdhenjtë e familjes duddle, sepse ata fitohen me kryqëzim. Ata janë shumë energjikë dhe të përkëdhelur, por kanë nevojë për shëtitje të gjata dhe shumë vëmendje për t’i mbajtur të lumtur.

Në përgjithësi, racat e qenve doodle janë shumë sociale dhe pranohen shpejt nga qentë e tjerë. Si këlyshë, me gëzofin e tyre të butë, kaçurrelë dhe sytë e imët, ngjajnë në mënyrë të papërmbajtshme me arushë pelushi, ndaj ndër të tjera, për këtë arsye, së fundmi kanë qenë një zgjedhje e shpeshtë për kafshë shtëpiake. /Telegrafi/