LAJMI I FUNDIT:

Këngëtari memec

Këngëtari memec

Sami është 27-vjeçar. Është mësues muzike, budist, këngëtar i një grupi punk dhe… memec, të shumtën e kohës!

Pas dy operacioneve të pasuksesshme të kordave të zërit, Sami e kalon kohën më të madhe në dhembje dhe pushim të detyrueshëm të zërit. Megjithatë, duke komunikuar në heshtje përmes shënimeve, mimikave të buzës apo puthjeve (një për po dhe dy për jo), ai disi arrin të jetë personi më “llafazan” në dhomë.


Sami po sakrifikon të folurit e përditshëm, për ta ruajtur për këndim. Duke mos ndjekur këshillat e ekspertëve, i etshëm për një karrierë në muzikë, ai gjendet në një udhëkryq: të heq dorë nga muzika apo të këndojë e të humbas përgjithmonë zërin e tij. Teksa me grupin po bëhet gati për një turne, të njëjtën kohë po tensionohet edhe lidhja me të dashurën e tij Tilly.

Dokumentari “Sami i heshtur: Këngëtari memec panker” i ditores Guardian, është realizuar nga Brock Neal-Roberts dhe Laura Northover. /Telegrafi/