Këngëtari boshnjak, Marko Bosnjak, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj komenteve të mbështetësve të Izraelit në Eurovision, duke dërguar një mesazh të ashpër, ku tha se delegacioni i këtij vendi “vjen në skenë dhe politizon gjithë garën me praninë e tij, dhe për më tepër vjedh vota”.

Bosnjak ndau në profilin e tij në Instagram përgjigjen ndaj një komenti ku përdoruesi shkruante se “Izraeli po mbron veten nga një e keqe”.


Pas kësaj, ai dërgoi një mesazh për izraelitët për pjesëmarrjen e tyre në Eurovision.

Foto: Instagram

“Doni përsëri të vini në skenën e Eurovisionit, të politizoni gjithë garën me praninë tuaj, të vidhni dhe blini vota, të shpërndani propagandën tuaj përmes reklamave dhe pastaj keni guximin të këndoni disa këngë mesatare për shpresë, dashuri, paqe, unitet apo për çdo gjë tjetër”, shkroi ai me ashpërsi.

Artisti shtoi gjithashtu: “Jeni njerëz kaq të çuditshëm dhe kontradiktorë, truri juaj është larë. Bota nuk do të harrojë. Të gjithë ne kemi sy. Nuk mund të fshihni atë që keni bërë”.

Foto: Instagram

Vlen të përmendet se Bosnjak, i cili vitin e kaluar përfaqësoi Kroacinë në Eurovision, ka bërë thirrje që HRT të tërhiqet nga pjesëmarrja këtë vit nëse Izraeli merr pjesë në garë.

Më parë, vende të tilla si Spanja dhe Irlanda kanë kërcënuar se do ta bojkotojnë garën nëse Izraeli merr pjesë, dhe për këtë do të votohet në dhjetor. /Telegrafi/

Marko Bošnjak - Poison Cake (LIVE) | Croatia 🇭🇷 | First Semi-Final | Eurovision 2025 www.youtube.com