LAJMI I FUNDIT:

KËNGË ZIE

KËNGË ZIE

Nga: Nick Cave
Përktheu: Fadil Bajraj

Nisu bir, zbrit te lumi
E shih gratë si vajtojnë
Pastaj zgjitu bjeshkës
E atje edhe burrat qajnë


Baba, pse po vajtojnë gratë?
Ato po vajtojnë për burrat e tyre
Vallë, e burrat pse po qajnë?
Ata po qajnë për gratë e tyre

Kjo është këngë vaji
Këngë ku vajtohet
Burra e gra vajtojnë
Kjo është këngë zie
Por nuk do të vajtoj gjatë

O babë, e fëmijët pse po rënkojnë?
Thjesht, biro, ata po rënkojnë
A, vetëm po rënkojnë, baba?
Por, gjëma e përnjëmendtë ende s’ka filluar

Kjo është këngë zie
Këngë ku vajtohet
Derisa fëmijët po flejnë
Kjo është këngë zie
Por s’do të vajtoj gjatë

O babë pa më thuaj a je duke qarë?
Fytyrën e ke të qullur nga lotët
O sa keq më vjen baba
Kurrë s’kam menduar se bash kaq shumë
Të paskam lënduar

Kjo është këngë zie
Këngë ku vajtohet
Derisa përkundemi për të rënë në gjumë
Kjo është këngë zie
Por s’do të vajtoj gjatë
S’do të vajtoj më
S’do të vajtoj më
S’do të vajtoj më