Hyacinthe Hecquard (Iasint Ekuar), konsull i Francës në Shkodër, Kalorës i Legjionit të Nderit, në librin e tij “Histoire et Description de la Haute Albanie ou Guégarie, 1858 – Historia dhe përshrkimi i Shqipërisë së Sipërme ose Gegëri, 1858”, përshkruan me hollësi Shqipërinë e veriut të asaj kohe.
Ndër analizat e ndryshme historike, gjeografike, politike, fetare në librin e tij prej 550 faqes, ai i ka dedikuar një kapitull të posaçëm traditave dhe zakoneve shqiptare në veri. Hecquard ka arritur të përkthejë nga shqipja në frëngjisht këngët e dasmave shqiptare të asaj kohe. Ndoshta këto këngë vazhdojnë ende të jenë të njëjta në ditët e sotme, ndoshta jo. Arsyetimi i dytë më shtyu t’i risjell në shqip këto rreshta (duke u dhënë pak ngjyra gegnishtje), sepse besoj se kanë vlerë të rëndësishme kulturore kombëtare.
Gjatë rrëfimit të traditave dhe zakoneve tona, autori thotë se nuses së Shqipërisë së veriut, qoftë ajo myslimane apo katolike, i këndohet (recitohet) nga shtëpia e saj deri tek ajo e burrit. Për çdo etapë të dasmës, ka një këngë të veçantë, e cila këndohet vetëm nga gratë.
Ja këngët në vijim:
Nje natë para se nusja të shkojë tek burri: “Uluni, o male, uluni, që hana të lindë e të ndriçojë këtë mramje të bukur. Nusja jonë âsht eduku prej nanës saj; ajo i ka thanë : Për besën time, oj vajzë, duje e respektoje vjehrrin. – Për shpirt tim, oj nana ime, rri e qetë, do ta due e respektoj, sepse âsht ai që më ka dhuru për burrë një djalë të ri e të bukur.”
Kur krushqit vijnë dhe marrin nusen: “Që rruga juej qoftë e lumtun, o miku ma i vjetër; bani kryqin dhe kthehuni nga e djathta (Fragment për katolikët). Në qoftë se ju sillni një nuse të bukur, reçeli dhe karamelet që do ju dhurojna, qofshin të ambla për zemrën tuej; por në qoftë se ju sillni një nuse të shëmtue e deformue, reçeli ju qoftë i hidhun (helm).”
Gjatë rrugës kur vjen nusja: “Nusja âsht rrugës, një lule po çel; nusja âsht në prag të derës, një lule mban aromë të mirë; nusja âsht në oborr, si një lule e lumtun; nusja po ngjit shkallët, balli i saj âsht i bardhë si jasemini; ajo âsht në banket, qafa e saj anohet si një zambak. Mos qaj oj nuse. – Kam qa mor burri im, sepse mu desht me u nda me babën e kurrë nuk do jetoj mâ te ai.”
Kur shoqëruesit e nuses largohen: “Ndaluni, o vllazën, ndaluni! Nusja ka me ju kërkue diçka; Ndaluni, ndaluni! Përshnetni për mue babën dhe vlleznit e mi; Ndaluni, ndaluni! Përshnetni për mue nanën e motrat e mia; Thujuni atyne që kurrë zemra ime nuk ka me i harrue; Ndaluni, ndaluni! Thujuni atyne që çdo mramje flladi ka me u sjellë lutjet që do i baj Zotit për ata; Ndaluni, ndaluni!”
Kur shpallet ardhja e nuses: “A je humbun; çfarë kërkon oj nuse? – Derën e burrit. – Çfarë ke me më dhanë që ta tregoj oj nuse? – Kmisha të qëndisuna e të palosuna mirë, o burri im. – Për këto, nuk të falenderoj, se pa t’pytun kam me i marrë, oj nuse!”
Kur i ngrejnë vellon nuses: “O sa e bukur âsht nusja! Zoti e ruajt!/ Balli i saj âsht i gjanë e i gjatë! O Zot!/ Vetullat e saja janë si ylberi! O Zot!/ Sytë e saj janë si filxhan! O Zot!/ Faqet e saja janë të kuqe! O Zot!/ Goja e saj âsht si një kuti e artë! O Zot!/ Buzët i ka si qershi! O Zot!/ Dhambët i ka si perla! O Zot!/ Çehren e ka të bardhë si qumshti! O Zot!/ Trupi i saj âsht i hollë si një selvi! O Zot!” /Darsiani/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Thënie për gruan: Të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri
PAGJUMËSI
DREJTËSIA!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre