Rap-artisti i njohur nga Peja, Gjesti, është rikthyer pak ditë më parë pas një kohe të gjatë në muzikë.

"Memories" mban titullin kënga e re, të cilën e solli pas tragjedisë së vëllait dhe që e ka bërë si dedikim për të.


Ky projekt prek me fjalët për të vëllanë tashmë të ndjerë, i cili vdiq më muajin shtator nga një aksident me motoçikletë.

Kënga ka thyer rekorde dhe ka mbledhur mbi 2.5 milionë klikime për vetëm tre ditë.

Në një pjesë të tekstit thekson se edhe ndihet fajtor që nuk e ka mbrojtur.

Duket se Gjestit i kanë humbur ngjyrat dhe se duket tërësisht ndryshe në këtë këngë, duke e përshkruar realisht gjendjen e tij.

Eldioni veç si vëlla ka qenë edhe mik i ngushtë i artistit, të cilin e kemi parë në Big Brother VIP Albania 5 si surprizë për të. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com