LAJMI I FUNDIT:

Këmbëngul Gjermania: Maqedonia të arrijë rezultate të dukshme për zgjidhjen e krizës (Cicërimë)

Këmbëngul Gjermania: Maqedonia të arrijë rezultate të dukshme për zgjidhjen e krizës (Cicërimë)

Berlini është „mjaft i shqetësuar për gjendjen e brendshme politike në Maqedoni“, bën të ditur ministri shtetëror gjerman, Michael Roth, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai thekson se vendi duhet patjetër t’i plotësojë të dy kushtet, pra krijimi i kushteve për mbajtje të zgjedhjeve demokratike dhe të lira, si edhe mbështetjen e plotë ndaj Prokurorisë Speciale Publike (PSP).


Roth deklaron se partitë politike nuk guxojnë që ta testojnë durimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe të BE-së, prandaj duhet patjetër të arrijnë rezultate të dukshme, duke shtuar se Maqedonia nuk guxon që të largohet nga Evropa, por duhet patjetër të kthehet në rrugën e përafrimit me BE-në.

Me insistim të Gjermanisë, gjendja në Maqedoni është vënë në rend dite në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel./Telegrafi/