LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Suspendojeni taksën, dëgjojeni mikun e madh SHBA-në!

Kelmendi: Suspendojeni taksën, dëgjojeni mikun e madh SHBA-në!

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i marrë me seriozitet rekomandimet e SHBA-së lidhur me taksën prej 100 për qind të vendosur ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.  

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rekomandimet e SHBA për heqjen e taksës kanë një afat kohor të zbatuarit.


“… taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës do duhej që urgjentisht të suspendohej, që në sekondën e parë pas rekomandimit nga SHBA-të dhe duke reflektuar me kërkim falje, po ndaj SHBA-së, për shkak të mos konsultimit paraprak me ta”, ka shkruar Kelmendi.

Postimi i plotë i Kelmendit:

“Kush po shkrumbohet e sa po digjen nga prolongimi i këshillave të SHBA-ve!

Suspendoni taksën – dëgjoni mikun e madh SHBA-në.

Rekomandimet e SHBA-ve duhet që të gjitha institucionet ekzekutive në Kosovë ti kuptojnë seriozisht. Nuk duhet të harrojmë se edhe këto rekomandime kanë një kufi kohor të të zbatuarit. Këtu nuk po flitet fare e as që po bëhet fjalë opsioni që sygjerojnë disa krerë nga skena e brendshme me lloj lloj frazash, se taksa nuk e dëmton miqësinë me mikun e madh. Na thonë se nuk e dëmton raportin me SHBA-të taksa e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Kushdo që mendon kështu e ka gabim. Po ju kujtoj se kur ishte në pyetje ekzistenca kombit shqiptarë në Kosovë, SHBA-të dhe NATO, e bombarduan Serbinë, tek pas shumë këshillash dhe sygjerimesh që ja dhanë. Ishin pikërisht SHBA-të, NATO dhe BE-ja që dhanë atëherë kontributin qenësorë të pavarësisë. Andaj komentimi i rekomandimeve nga këto fuqi mike, për ata që nuk e kuptojnë apo nuk duan ta kuptojnë politikën ndërkombëtare, kontribuon në shkrumbimin dhe djegien e disa politikanëve. Mos harroni, disa e kanë provuar këtë përvojë, duke filluar që nga mosdhënia e vizave, lista e Bushit, shkarkimi nga pozicionet e larta si dhe disa të cilët as gjer më sot nuk u këndellën, edhe pse tani janë në pension.

Rezultat i këtyre fakteve dhe shumë të tjerave, taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës do duhej që urgjentisht të suspendohej, që në sekondin e parë pas rekomandimit nga SHBA-të dhe duke reflektuar me kërkim falje po ndaj SHBA-së, për shkak të mos konsultimit paraprak me ta. Biles edhe duke mos kërkuar asnjë premtim të zgjidhjes politike dhe kohore të saj, kjo duke u bazuar në formimin e Ushtrisë që edhe kur të tjerët ishin kundër, SHBA ishte aty. Pra me duket tepër të kërkojmë edhe premtim nga miku i vjetër sepse premtimi është ndonjherë edhe dyshim në miqësinë. Po mos të ishte SHBA ne nuk do të shtetformoheshim kurrë nga vet puna e institucioneve tona. Andaj dyshimi ndaj SHBA-ve duhet të jetë zero dhe gjithnjë duke punuar në avansimin e raporteve tona të mira.

Shqetësim tjetër, i madh në këtë problematikë është ajo që shohim se disa organe qeveritare vonë të kompletuara me menaxhment të ri, nuk respektojnë vendimet e qeverisë për sanksionet e taksës 100% dhe tërë spektri ekonomik po respekton edhe nga obligimi ligjor dhe obligimi shtetëror, ndërsa organet qeveritare shpalllin tenderin për këto produkte, së pari tenderi do të dështoj në mungesë të sasive dhe së dyti përveç që nuk është paraparë të financojë dikënd që kontrabandon në veri të Kosovës dhe së treti ishte dashur që gjithjë të respektohej shpenzimi i buxhetit në taksapaguesit vendorë të prodhimtarisë. Këto sasira janë enorme dhe ndikuese në zhvillimin teknologjik të fabrikave dhe punësimin e vazhdueshëm të puntorëve të rinjë.

Në anën tjetër ne, kur shohim preokupimin qeveritarë se një produkt nga Serbia apo Bosnja, siç është pllazma, nxitë reagime të mëdha, mendoj se nuk ishte dashur të jetë publike kjo brengosje por do duhej ta zbatojnë organet ekszekutive duke e ditur se në prodhimtaritë e shumta nëpër botë, një fabrikë e prodhimit të keksit kushton hiç më pak se 15 milion euro. Çka janë ose çka ishte për qeverinë e Kosovës që ta mbështesë me garancion qeveritarë, financimin e afaristit dhe të përmbyllet ky kapitull.

Rezultat i kësaj situate dhe këtyre zhvillimeve, mendoj se po të liroheshin artikujt që importoheshin nga Serbia dhe Bosnja nga dogana 10% në artikujtë ushqimorë, do ishte një strukturë tjetër siç ishte dje.

Pra, heqne doganën në tërësi dhe do shifni si do rritet eksporti dhe do zvogëlohet importi si dhe do rritet qëndrushmëria ekonomike.

Kam vizituar këto ditë një afaristë i cili po përfundon testet e biskotave të fëmijëve dhe shumë produkteve tjera që janë importuar nga rajoni dhe gjatë muajit mars konsumatorët e Kosovës do konsumojnë biskota kualitative me recepturë italiane si me këtë akt do krijohet mundësia që gojëgojet e disa liderëve politik të lirohen nga plazma. E uroj prodhuesin dhe e mbështesim për të dalur në treg me pakicë sa më shpejtë.

Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Kosovës” (sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori